Disa nga çështjet që do të duhej të përfshinte reforma zgjedhore
Zgjedhjet nacionale të mbajtura në Kosovë vitin që shkoi u karakterizuan me shumë parregullsi. Parregullsitë ishin aq të mëdha sa që për opinionin e gjerë kosovar produkti i tyre ishte, të thuash, tërësisht i kontestueshëm. Këto zgjedhje, që kronologjikisht ishin zgjedhjet e fundit të mbajtura në vend, u karakterizuan me vjedhje dhe zhvendosje masive të votës. Ishin të tilla nga se në këtë proces vjedhje e zhvendosje u përfshinë akterë të shumtë. Ky fakt, sikur ndikoi në ndërgjegjësimin e faktorëve kryesorë politikë për nevojën e bërjes së reformave zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore, në thelb, do të duhej fokusuar në ndryshimin përmbajtësor të legjislacionit për zgjedhjet. Ndryshimet që, me gjasë, do të jenë të pashmangshme, sipas mendimit tim do duhej të sigurojnë:
1. Përfitime në aspektin përfaqësues për çdo komunë, gjegjësisht për çdo zonë zgjedhore
Së këndejmi, reforma zgjedhore do duhej të sigurojë përfaqësim adekuat të çdo komune në Kuvendin e Kosovës. Natyrisht, është çështje në vete niveli i përfaqësimit, vështruar kjo në numrin e deputetëve që do t’i ketë secila komunë. Në këtë drejtim, rolin kryesor do të duhej ta ketë numri i banorëve. Që kjo të mundësohet është imediate që Kosova të ndahet në zona zgjedhore. Nuk ka dyshim se në aspektin demokratik dhe të përfaqësimit sa më gjithëpërfshirës zgjidhja më e mirë do të ishte ajo që Kosova të ndahet në 100 zona zgjedhore, pra të ketë zona zgjedhore aq sa ato të jenë në përputhje me numrin e deputetëve që zgjidhen me votat e drejtpërdrejta të qytetarëve.
2. Transparent
Reforma zgjedhore do duhej mundësuar çdo pale të interesuar, opinionit të gjerë, e sidomos kandidatëve konkurrues që të kenë mundësi për tu informuar dhe disponuar materialet relevante që kanë të bëjnë me zgjedhjet, sidomos procesverbalet e qendrave të votimit. Po ashtu, në funksion të transparencës do të ishte e nevojshme që në qendrat e numërimit të vendosen kamerat, ashtu që numërimi i votave të bëhet nëpërmjet incizimit si dhe të ketë më shumë vëzhgues të pavarur gjatë votimit dhe procesit të numërimit të votave.
3. Efikas
Reforma zgjedhore do duhet të sigurojë votim dhe përpunim të shpejtë të rezultatit zgjedhor. Kjo nënkupton shmangien në maksimum të procedurave burokratike të procesit të votimit, thjeshtëzim të listave të votimit dhe trajnim adekuat të personelit që përfshihet në zgjedhje. Në këtë aspekt, vendosja e aparaturave përkatëse (të formës së bankomateve) pranë çdo qendre votimi, nga e cila përmes vendosjes së letërnjoftimit dhe shenjës së gishtit do të kushtëzohej lëshimi i fletëvotimeve, vlerësohet të jetë njëra prej zgjidhjeve që i shërben jo vetëm shtimit të efikasitetit gjatë votimit, por edhe shmangies së parregullsive të caktuara që mund të jenë në funksion të favorizimit të manipulimit me këto lista.
4. I ndershëm
Reforma zgjedhore do duhej t’i shmangë praktikat e mbushjes së kutive të votimit, si brenda ashtu dhe jashtë vendvotimit; vjedhjes, blerjes dhe zhvendosjes së votës; votimit të shumëfishtë, familjar dhe me kusht; nxjerrjes së fletëvotimeve jashtë qendrës së vendvotimit dhe duhet të sigurojë numërimin e çdo vote të vlefshme. Në këtë aspekt, rol të pazëvendësueshëm vlerësoj se do të ketë spastrimi i listave të votuesve. Kështu, në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zgjedhjet duhet të gjejë vend një dispozitë e cila e obligon Komisionin Qendror Zgjedhor që, të paktën tre muaj para zgjedhjeve, të bëj spastrimin e këtyre listave. Për këtë do të mund të shfrytëzohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe regjistrat civilë të cilët tashmë janë në procedurë të kthimit në vend nga Serbia.
5. Lehtësisht i menaxhushëm
Reforma zgjedhore do duhej të sigurojë vendosje të mekanizmave adekuatë që sigurojnë respektim të hierarkisë të trupave zgjedhore, përfaqësim të denjë në to të pozitës dhe opozitës (sidomos në KQZ), organizim të zgjedhjeve në kohë të përshtatshme për qytetarët, parametra të qartë të vendimmarrjes dhe afate e mundësi optimale ankimore. Në këtë aspekt, vlerësohet se peshë të madhe do të ketë edhe evitimi i çdo ndërhyrje nga jashtë pavarësisht se nga mund të vijë ajo.
6. Llogaridhënës
Reforma zgjedhore do duhej të sigurojë gjithë parametrat ligjor që çdo kush që shkel dispozitat ligjore në fuqi në lidhje me çështjet e zgjedhjeve të marrë dënimin e merituar. Pozita zyrtare duhet të jetë rrethanë rënduese kur është në pyetje përgjegjësia penale. Nuk mund të priten zgjedhje fer nëse ata që përdhunuan votën e qytetarit në zgjedhjet e fundit nuk marrin dënimin e merituar (këtu e kam fjalën për ata që drejtpërdrejtë dhunuan votën, por edhe për ata që inspiruan këtë dhunim).
7. Avancim të vlerave demokratike
Reforma zgjedhore do duhej të mundësojë zgjedhje në drejtimin që vota e qytetarit të shkojë para së gjithash në llogari të kandidatit për deputet të cilit edhe i adresohet ajo. Së këndejmi, Ligji zgjedhor duhet të mbajë zgjidhjen, sipas së cilës, listat e votimit duhet të jenë të hapura. Në këtë aspekt, peshë të madhe, si në aspektin e avancimit të demokracisë, dhe për më tepër të evitimit të parregullsive të shfaqura sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit, vlerësohet të ketë vendosja e zgjidhjes sipas të cilës një qytetar do të ketë të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Më në fund, vlerësoj se pavarësisht faktit se në çfarë aspektesh e vëllimi do të shtrihet reforma zgjedhore, qytetarët e Kosovës nuk mund të presin zgjedhje të ndershme pa avancimin e kulturës politike gjatë zhvillimit të zgjedhjeve dhe pa zbatim të përpiktë të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve si dhe marrjen në përgjegjësi penale të të gjithë atyre që përdhunojnë votën ose i kontribuojnë përdhunimit të saj.
(Autori është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi