Kujdes nga paracetamoli! Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhimbjes, për qetësimin e dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjeve tjera, përmbajnë paracetamol.
Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata të cilët herë pas here paraqitet gjakderdhja në lukth.
Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.
Jogurti, me sukses mund të evitojë diarrenë te fëmijët
Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës
Kini kujdes! Nëse pas pirjes së disa kafeve me radhë, ndieni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kofeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.
Mungesa e vitaminës A
Mungesa e vitaminës A shkakton miopinë dhe verbimin e natës. Andaj, pos të tjerash, hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.
Lëndimet
Plagët e ndotura lajini me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektojini me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër.
Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbulojini me flaster ose me fashë. Ndërrojini çdo 24 orë. Flasterin do ta shkëpusni më lehtë nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzen për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar te mjeku. Nëse vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve, ajo duhet përsëritur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës