Pas edukimit teorik dhe praktik 1 vjeçar tregut të punës iu shtuan edhe dhjetëra të rinj e të reja kosovare të cilëve u janë ofruar njohuritë më të avancuara për çështjet energjetike dhe të menaxhimit.
Dhjetëra studentë e nxënës kosovarë të hënën janë pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht. Kjo ndodhi pas diplomimit të tyre në KEDS Akademi III në një ceremoni madhështore të mbajtur ne hotelin “Emerald”.
“Këta studentë po hyjnë në një fazë të re të jetës së tyre të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin, sikurse e dinë që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Duhet të jenë krenarë dhe të përgjegjshëm”, tha George Karagutoff, Drejtor Gjeneral i KEDS-it.
“Mundësinë që u është dhënë ata duhet t’ia kthejnë shoqërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë që t’i shpaguhesh shoqërisë se sa të jesh një qytetar i përgjegjshëm që reprezanton vlera të vërteta”, shtoi ai.
E nisur në vitin 2013, KEDS Akademia tashmë ka përmbushur misionin e sajë dhe po sheh tutje drejt avancimit të mëtutjeshëm.
Gjenerata e katërt po përgatitet të nisë së shpejti, përderisa arritjet e deritashme e bëjnë secilin të ndihet mirë. I lehtësuar dhe plot optimizëm për të ardhmen e rinisë kosovare është edhe ideatori i KEDS Akademisë, Mesut Serhat Dinc, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS-it.
“Si një nga themeluesit e KEDS Akademisë jam krenar të shoh se si ajo që ishte një iniciativë e vullnetit të mirë sot po shndërrohen në një monument suksesi, përderisa si shembull po ndiqet gjithandej nëpër botë”, tha Dinc.
“Thënia e legjendarit Nelson Mandela ‘Edukimi është arma më e fortë që mund ta përdorësh për ta ndryshuar botën’ është rrugëtregues për akademinë. Ne hapëm dyert për të rinjtë e të rejat kosovare që të përgatiten me aftësi të nevojshme dhe mendime që e bëjnë ndryshimin”, nënvizoi Dinc.
KEDS Akademia që sot është programi më i avancuar në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore sa i përket sektorit të edukimit, nuk do të ishte e mundur të realizohej pa mbështetjen e pakursyer të kompanive Limak dhe Calik.
“Kosova zë një vend të veçantë në zemrat tona dhe ne e vlerësojmë shumë mikpritjen që kemi hasur këtu. Ndërsa, rinia kosovare është pasuria më e vlefshme e këtij vendi të ri dhe kjo është arsyeja që KEDS Akademia ka marrë mbështetje të padiskutueshme prej nesh”, tha Nihat Ozdemir, Kryetar i Bordit të Limak Holding.
“Dëshira jonë për të kontribuar në Kosovë nuk është vënë asnjëherë në pyetje, por për të kontribuar në talentet më të vlefshëm është privilegj dhe shpërblim që mbush zemrat tona. Suksesi që po tregojnë pjesëtaret e KEDS Akademisë është tregues që kjo ishte ide e qëlluar dhe rruga e duhur”, theksoi z. Ozdemir.
Përkrahja ishte e pa rezerve edhe nga kompania Calik.
“Përgjatë karrierës sonë profesionale, ne mësojmë shumë dhe përpiqemi ta ndryshojmë vetveten. Këtë nuk e bëjmë vetëm të jemi të suksesshëm, por për t’u lënë trashëgim edhe një botë më të mirë gjeneratave të ardhshme. Mënyra më e mirë për të kontribuuar për gjeneratat e reja është përmes mbështetjes së arsimimit të tyre. Për këtë në e vlerësojmë KEDS Akademinë dhe gjithmonë do të mbështesim arsimimin në këtë vend të bukur”, tha Ahmet Calik, kryetar i Bordit të KEDS-it dhe udhëheqës i Calik Holding.
“Ju lutem jini krenarë për vetveten dhe përgatituni të mbërtheni të ardhmen”, shtoi z. Calik, duke iu drejtuar studentëve që po diplomonin.
Edhe Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka fjalë të mira për akademinë. “Në kohën kur Kosova po bën hapa te mëdhenj në sektorin e energjisë, tani më shumë se kurrë na duhen kuadro të përgatitur në këtë sektor. KEDS Akademia po e bën këtë dhe unë i jam mirënjohës dhe e përgëzoj për këtë inciativë”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilenci.
Akademia e KEDS-it ka filluar në vitin 2013 me gjeneratën e parë që u bazua në ofrimin e njohurive teorike e praktike të rinjve kosovarë në aspektin teknik dhe industrial. Ideja ishte të përgatiten studentë liderë, të cilët do të ishin pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe kontributorë të fuqishëm në ekonominë e vendit. Të gjithëve iu krijua mundësia që të punonin në KEDS me kontrata të rregullta pune.
Akademia e KEDS-it u themelua në partneritet me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin Bogazici të Stambollit. Tashmë afron 150 të rinj janë të përgatitur për tregun e punës dhe janë pjesë e rëndësishme e tij. Një pjesë e konsiderueshme e tyre tashmë janë punëtorë të KEDS-it.
Akademia ka ardhur duke e zgjeruar fushveprimtarinë sa i përket partnerëve dhe studentëve. Tashmë, pos Universitetit të Prishtinës, partnerë janë edhe të gjitha universitetet tjera publike të Kosovës, përderisa në gjeneratën e katërt, që parashihet të startojë gjatë javëve në vijim do të ketë studentë nga të gjitha këto universitete, sikurse nga shkollat e mesme elektroteknike anekënd vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos