Se interneti është transformuar suksesshëm prej një kanali teknik të bartjes së informatave në arterien kryesore të ekonomive dhe shoqërive tona, kjo mund të vërehet në ndryshimet të cilat kanë ndodhur në jetën dhe punën tonë.
Ka ndryshuar mënyra se si punojmë, se si informohemi, se si komunikojmë, ndërveprojmë, socializohemi e argëtohemi. Por, ndryshime edhe më të mëdha pritet të vijnë në vitet e ardhshme.
Digjitalizimi gradualisht ka filluar të depërtojë edhe në shëndetësinë Kosovar e cila për shumë vite i “rezistoi” këtij trendi. Nëse në të kaluarën dosjet e pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kosovës ruheshin në formë letre nëpër arkiva të ndryshme, tani, në disa qytete të Kosovës kanë filluar përgatitjet për funksionalizimin e Sistemit Shëndetësor Informativ (SiSH).
Një qytet që po shquhet për avancimin në digjitalizimin e shëndetësisë, është ai i Mitrovicës.
Një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti dëshmon për avancimet që janë bërë. Dosjet mjekësore të pacientëve në këtë QKMF kot mund t’i kërkojë dikush nëpër rafte arkivash të paorganizuara, sepse ato tani ruhen në serverët përmes programeve aplikative të SiSH-it.
Dr. Fevzi Sylejmani, drejtor i QKMF-së në Mitrovicë tregon se digjitalizimi në Mitrovicë ka ndodhur vertikalisht dhe horizontalisht, duke përfshirë QKMF-në dhe tetë QMF-të e këtij qyteti, si dhe të gjitha pikat e shërbimit mjekësor të këtyre institucioneve.
Lehtësitë në planifikim, organizim të punës, menaxhim të resurseve njerëzore dhe resurseve tjera janë vetëm disa prej përparësive të prekshme, që digjitalizimi i ka sjellë në një ditë të rëndomtë pune drejtorit Sylejmani.
Të njëjtat përvoja i ndanë me ne edhe Dr. Sami Kurti, kryeshef i Mjekësisë Familjare, i cili tregon për përvojën pozitive në menaxhimin e planit kohor, menaxhimin e raporteve, caktimin e termineve për pacientë, të cilat fal SiSH-it dhe teknologjisë informative tani janë shumë më të avancuara dhe efikase.
Për të qenë efikas në përdorimin e kësaj teknologjie, kjo qendër përveç investimit në harduer dhe programe, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar aftësimit të stafit për përdorimin e kësaj teknologjie.
Para pak ditësh, kjo QKMF e filloi programin e aftësimit dhe certifikimit të stafit të saj me ECDL (European Computer Driving Licence). Fazën e parë të këtij trajnimi janë duke e vijuar 20 punonjës të kësaj qendre, të cilët përgjatë tre muajve do t’i vijojnë ligjëratat e shtatë moduleve, të pasuara me provimet përkatëse.
Fisnik Istrefi, shef i SiSH-it, vërteton se trajnimi i ECDL-së ju ka ndihmuar shumë punonjësve në përdorimin e SiSH-it dhe se shkathtësitë e reja digjitale të fituara në këtë trajnim po tregohen vendimtare për rritjen e efikasitetit në punë me kompjuterë dhe teknologji. Prandaj, certifikata e ECDL-së do të paraqes minimumin e njohurive dhe shkathtësive digjitale të cilat do të kërkohen prej punonjësve të institucioneve shëndetësore në të gjitha ato pozita ku përdorimi i kompjuterit është i domosdoshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa