LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Klinë

Digjet një shtëpi në Klinë

Një shtëpi dy katëshe, pronë e Sejdi Shalës, është përfshirë nga flaka, të premten rreth orës 10:00, në rrugën “ Ymer Berisha” në Klinë, njoftojnë familjarët.

Dëmet materiale janë të shumta, nuk ka të lënduar, ndërkohë që dyshohet se shkaktar i djegies së kësaj shtëpie të ketë qenë rryma elektrike, raporton Koha.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes, kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë plotë një orë kanë luftuar kundër zjarrit duke arritur të lokalizojnë zjarrin dhe mos përhapjen e tij në shtëpitë tjera përreth. Sipas policisë, akoma nuk dihen faktorët e zjarrit në ketë objekt banimi.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur edhe njerëz por ata kanë arritur të dalin duke mos pësuar asnjë lëndim ndërkohë që janë djegur gjësende të shumta shtëpiake. Tymi i madh që ka dalë nga shtëpia që po digjej pothuajse ka shkuar shumë metra larg derisa zjarrfikësit lokalizonin zjarrin.


Azem Shala, familjar, thotë se kati i dytë dhe kulmi i shtëpisë është djegur ndërkohë që vlera e demit është diku rreth 40 mijë euro. Ai, thotë se dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma elektrike. /Telegrafi/