Diaspora Globale, një iniciativë e re …
Sekretarja e Shtetit e cila nisi Iniciativën për Diasporën Globale në fakt u angazhua për nismën e “IDEA” – International Diaspora Engagement Alliance (Aleancës për Angazhim të Diasporës Ndërkombëtare), që shënon një ndryshim historik në pikëpamjet e qeverisë amerikane për emigracionin global. Sipas “New America Media” nga UASHINGTON, DC – Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton njoftoi javën e kaluar se departamenti i shtetit kishte shtuar “D”-në e katërt në sëndukun e instrumenteve diplomatike “Diplomacy, Development and Defense: Diaspora” (Diplomacia, Zhvillimi dhe Mbrojtja: Diaspora), duke shënuar një ndryshim historik në pikëpamjet e Agjencisë së Emigrantëve Global. Klinton e cila foli në hapjen të tubimit treditor të “Forumit të Diasporës Globale”, që tërhoqi mbi 300 të ftuar, duke përfshirë ekspertë ndërkombëtar të zhvillimit, diplomatë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme diasporës, vuri theks në udhëheqësit e komuniteteve nga diaspora amerikanë për të ndihmuar vendet e origjinës në kalimin e tyre në demokraci.
Si duket qeveria e Kosovës ishte e vëmendshme të kopjojë bukur këtë iniciativë, apo ishte një koincidencë mbetet të shihet, dosido Qeveria e Kosovës formoi Ministrinë e Diasporës, dhe zgjodhi ministrin e parë të mërgatës, z.Ibrahim Makollin, përfaqësues i AKR-së në Koalicionin qeverisës PDK-AKR. Ideja që kishte hedhur Kabineti i mirëqenies së mirë, të krijuar nga PDK-ja, sa ishte në opozitë, ishte një ide në letër, që tash u bë realitet. A do të thotë kjo se liderët partiak të PDK-së ishin vizionarë, apo është kjo një manovër politike për të siguruar stabilitetin qeveritar…? Në rastin e parë dihet se shumica nga qeveritarët kanë jetuar në Zvicër si azilant, tash po përmbushin një dëshirë të emigracionit (pjesëtarë të të cilit ishin ata vet). Të shprehur edhe më herët publikisht edhe nga AAK-ja, gjithashtu paraqet përmbushje të programit të përbashkët programor për qeverisje në mes të PDK-së dhe të AKR-së, e cila arriti zenitin politik falë kësaj marrëveshjeje duke faktorizuar, edhe më veten, si partnerë koalicioni në rrugëtimin e përbashkët qeverisës.
Ishte e pakuptueshme më herët kur PDK-ja kërkonte hapje të zyrave të konsullatës, të zgjidhte problemet e qytetarëve në diasporë, kur sovran i Kosovës ishte PSSP, dhe kur qeveria dhe parlamenti i Kosovës nuk figuronin si institucione shtetërore, kur Kosova nuk ishte në strukturën organizative të OKB-së. Çfarë fuqie implementuese do të kishte Ministria e Diasporës, atëherë, meqë hapja e zyrave konsullore përcillet me nënshkrimin e marrëveshjeve protokollare ndërshtetërore sipas të cilës specifikohen përgjegjësitë. Edhe pse të kuptueshme këto pengesa ligjore, lidhja e Kosovës, jo vetëm Kosovës, me mërgatën e saj ka beneficione të shumta jo vetëm ekonomike, por edhe politike, mundësi tash për tash të pashfrytëzuara. Qytetarët e ndarë në shtete të ndryshme janë edhe fuqi e jashtëzakonshme demokratike, janë votues, dhe vota e tyre sjell ndryshime në vendet ku ata jetojnë, prandaj ata duhet kuptuar si një potencial me ndikim të jashtëzakonshëm politik.
Zyrat ndërlidhëse informative shqiptare-jo konsullata, të lidhura institucionalisht përveç MPJ të Kosovës edhe me Ministrinë e Mërgatës (Diasporës) përveç efektit propagandistik do të prodhonin edhe efekte financiare dobiprurëse, ngase kështu do të shpërndaheshin informata marketingu në disa qendra, dhe do të dihej adresa e saktë e selisë, e klubeve, shoqatave…, do të gjinden pra zgjidhje racionale për mërgatën shqiptare në përgjithësi dhe atë kosovare në veçanti. Në bordin që eventualisht do të krijohej-propozohej nga Ministri i Mërgatës-Diasporës, që njëherësh do të emëronte përgjegjësit që do të udhëhiqnin qendrat e tilla duhet të jenë njerëz kompetent, të shquar në biznes, por edhe në punë qeveritare, pra biografia e tyre e punës është çelës kyç. Janë pra të tejkaluara dhe të papranueshme zgjidhjet populiste, pa kritere, grupim i qytetarëve legal/jolegal që shfrytëzohen si mekanizëm votues, duke krijuar liderë me hapësirë të kufizuar veprimi. Pra çdo zgjedhje e kandidatëve duhet të përcillet me ID dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës së verifikimit përmes “Social Security Number”, flas për Amerikë, por edhe për shtetet tjera në Evropë e gjetiu, praktikë normale që zbatohet në çdo institucion qeveritar dhe joqeveritar, ngase mundësia teorike e keqpërdorimit institucional është reale dhe vendin udhëheqës mund ta zë ndonjë diler droge, apo ndonjë person me biografi të dyshimtë dhe kriminale.
Tash për tash shqiptarët siç janë të shpërndarë nuk shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi që ua ofron demokracia perëndimore, ngase sa më e fuqishme që është mërgata shqiptare aq më i fuqishëm do të jetë vendi nga ata vijnë. Shumë organizata lobiste në Amerikë kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm për të lobuar në institucionet financiare, duke bërë marketing të pëlqyeshëm për turizmin, kulturën, ushqimin… Ka një gabim të madh në të kuptuarin e realitetit në ‘diasporë”, meqë qeveria, por edhe subjektet politike, “diasporën” e kanë kuptuar si vend ku mund të grumbullohen eurot e dollarët pa asnjë kundërshpërblim. Pra mërgata deri më tash realisht është abuzuar dhe vjedhur, duke shfrytëzuar ndjenjat emocionale të shqiptarëve të cilët janë të pajisur me shtetësi, jo nga vendi ku e kanë realisht origjinën.
Organizimi më i mire i “diasporës” do të sillte mirëqenie, por edhe ajo duhet të lirohet nga militantët që flenë natën dhe ëndërrojnë ditën. Nuk është kohë e shitjes së patriotizmit me fjalë, por e veprimit konkret. Krijimi i zyrave ndërlidhëse të kulturës nga komuniteti shqiptar, jo vende të tubimit vend e pa vend, ku do të adresoheshin të gjitha problemet (në pamundësi të hapjeve të zyrave të konsullatave, në shumë shtete që kanë pranuar Kosovën, në mungesë të mjeteve buxhetore) do të shërbenin edhe si servise biznesi, të pajisura me pako ligjore në harmoni me ligjet pozitive të shteteve ku janë të lokuar qytetarët me origjinë shqiptare, do të hapte mundësitë në krijimin e lehtësimeve të vizave për biznes dhe për shkollimin e kuadrove, pastaj të punësimit sezonal… Kështu pra realisht do të ndikohej fuqishëm në lobimin për nënshkrimin e ujdive, marrëveshjeve dhe kontratave të mëdha në biznes, do t’u “bishtnohej” pengesave ligjore, duke shfrytëzuar përparësitë që ofron integrimi institucional për një prani më të madhe të shqiptarëve të cilët i kanë ndarë padrejtësisht në Ballkan, por jo edhe në Perëndim, dhe jo në Amerikë.
Assesi nuk e them që shoqatat dhe organizatat e ndryshme atdhetare e patriotike duhet të shuhen dhe të krijohen tjera, por ato duhet të integrohen, duke krijuar qendra të fuqishme të diasporës, duke shfrytëzuar forma të organizimit modern, të pajisura me teknologji moderne të komunikimit, dhe nga e tëra kjo duhet të ketë përfitime patjetër, se kështu biznesmenët tagërpagues do të liroheshin dukshëm nga shkalla tatimore, duke mbajtur seminare për biznes (punë vullnetare), ndërsa pjesëmarrësit do të ishin donatorë të mundshëm, pastaj seminare për komunikim, prezantime nga fusha të ndryshme përmes ligjëratave ku do të ekspozonin ekspertët shqiptarë të angazhuar nëpër institucione arsimore, qeveritare apo të biznesit dhe me ta do të njiheshin qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë, e gjetiu nëpër botë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?