LAJMI I FUNDIT:

Diane Kruger zbukuron bulevardin më të famshëm francez

Diane Kruger zbukuron bulevardin më të famshëm francez

Aktorja Diane Kruger kishte ndihmuar në hapjen e një butiku në Paris “Jaeger-LeCoultre”, me ç'rast u paraqit me një komplet nga Jason Wu, një çantë dore me gurë diamantesh dhe një palë sandale.

Parisi është ndriçuar për festat e fundvitit dhe nderi i ndezjes së mijëra llambushkave, që zbukurojnë bulevardin më të famshëm të kryeqytetit francez, i takoi aktores gjermane, Diane Kruger.

Aktorja në mënyrën më të mirë të mundshme kishte kombinuar ngjyrën e kaltër me të zezën, që kësaj radhe kishte vendosur të paraqitet në mënyrë paksa më alternative.
/Telegraf/