LAJMI I FUNDIT:

Diagnostikohen me tuberkuloz 94 nxënës nga e njëjta shkollë

Diagnostikohen me tuberkuloz 94 nxënës nga e njëjta shkollë

Autoritetet shëndetësore janë vënë në alarm, pasi që nga muaji mars, në të njëjtën shkollë janë diagnostikuar me tuberkuloz 94 nxënës.

Në shkollën fillore Teign në Davon të Londrës, janë kontrolluar 300 nga 1400 nxënës, në përpjekje për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes, transmeton Telegrafi.

Të 94 nxënësit që kanë rezultuar pozitivisht të sëmurë, janë dërguar në qendrën për rehabilitim nga sëmundja që kërkon kohë për shërim.

Tuberkulozi është sëmundje që dëmton rëndë mushkëritë.


Bartja e sëmundjes bëhet nga kolla dhe teshtima, prej të sëmurëve me tuberkuloz. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori