LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje, policia rikthen në shtëpi 3 fëmijë

Dhuna në familje, policia rikthen në shtëpi 3 fëmijë

34 vjecarja denoncoi dhunën nga bashkëshorti i saj pas largimit të tre fëmijeve më 24 gusht, nga dhuna e ushtruar nga babai i tyre, në Korcë.

Shpresa Trimi ka 6 fëmijë dhe është duke pritur fëmijën e 7.

34 vjecarja nga komuniteti rom tha se “burri më rrihte, më torturonte, më përzinte nga shtëpia…flija jashtë së bashku me fëmijët dhe policia nuk merrte asnjë masë dhe fëmijët iknin nga frika por tani kam frikë se mos vjen burri dhe më vret fare”, citoi BW.

“Rrinim ku pa bukë ,e ku pa ujë…më ndihmonte edhe familja ime por tani ka 3-4 ditë që fëmijët e mij janë pa bukë, c’të bëj jam pa punë, ata lypin edhe lypin, se nga skamja c’të bëjmë”, tha 34 vjecarja.


Tre fëmijët e familjes Trimi, vajza 13 vjec dhe dy djemtë 6 dhe 4 vjec u larguan nga banesa e tyre, por apeli i nënës së tyre vuri në lëvizje policinë, e cila bëri të mundur rikthimin e tre fëmijëve në familje, por pa praninë e kryefamiljarit. /Telegrafi/