Dhuna mbi gratë, turp social i pajustifikuar
Shoqëria shqiptare është duke u përballur me situatën paradoksale, antiqytetare të shpërthimit të dhunës sociale në përgjithësi, dhe mbi gratë veçanërisht, e cila në të gjitha kontekstet që të shikohet është fenomen social anormal, krejt i pamundur për t’u justifikuar. Janë bërë të përditshme njoftimet mediatike për dhunën, për përhapjen e akseleruar deri në “nivele kritike” që na lejojnë të themi se për fat të keq si shoqëri jemi në kufijtë anormalë të “demokratizimit të dhunës” në familje dhe shoqërinë shqiptare. S’ka ditë pa njoftime për lloje të sofistikuara dhune të meshkujve mbi femrat, gratë, të dashurat, nënat, gjyshet, vajzat e tyre. Një ortek i madh dhune shkarkohet pambarimisht mbi to në shoqërinë tonë. Nga ana tjetër, për shkak të dhunës në rritje dhe arsyeve të tjera komplementare, ka një rritje galopante të divorceve. Po për shkak të dhunës, janë në rritje shtimi vendimeve të gjykatave dhe “Urdhrave të Mbrojtjes” të femrave, viktimave dhunës në fshat dhe qytet.
Faktet e jetës sociale, intensiteti i lartë i dhunës mbi gratë, rritja progresive e numrit të viktimave femra nga dhuna në familje, janë vërtet shqetësuese, tronditëse. Në një farë mënyre ka ardhur koha dhe duhen pranuar disa të vërteta për shkaqet pse ka shpërthyer në mënyrë të pakuptimtë kjo egërsi dhe pse në mënyrë banale po shtohen sjelljet agresive, të përbindshme të meshkujve mbi “gratë e tyre”. Realiteti ynë social tashmë në mënyrë evidente është bërë terren social i “përshtatshëm” për zgjerimin e dimensioneve të dhunës në familje. Ajo jo vetëm është përhapur, por tenton të bëhet rezistente dhe e pakontrolluar nga shteti dhe opinioni publik deri në ato nivele që nuk të bën aspak optimist. Megjithëse beteja e shtetit, drejtësisë, shoqërisë civile, medias, institucioneve fetare, ka qenë në rritje sasiore, me angazhime konkrete, precize, cilësore, realiteti social dhe faktet e përditshme të dhunës mbi gratë tregojnë se me gjithë përpjekjet serioze që janë bërë, akoma duket se efektiviteti i luftës sonë të përbashkët ndaj dhunës mbi gratë në familje, strategjikisht dhe taktikisht nuk është në nivelin e duhur.
Por, ndërsa dhuna i ka treguesit në “rritje”, analizat që u bëhen shkaqeve të saj, shpesh janë shumë të sipërfaqshme, sempliste. Kjo do të thotë se ka ardhur momenti kur si shtet, familje, drejtësi, shoqëri civile dhe institucione të përkujdesit shoqëror, duhet të jemi më të kujdesshëm, në drejtim të evidentimit të shkaqeve dhe formave të reja të luftës kundër kësaj patologjie të vjetër të shoqërisë tonë. Duhet të jemi më shumë inteligjentë në përcaktimin e shkaqeve sociale, në bërjen e diagnozave të personalizuara, apo për përpjekjet që duhen bërë për gjetjen e rrugëve të mundshme për kurimin e saj. Sepse nuk mund shërohet sëmundja sociale e dhunës në familjen shqiptare, nëse së pari nuk njohim thellë, saktë, pa alambikime morale dhe ambalazhe zbutëse, shkaqet e përgjithshme konceptuale, por sidomos pa studiuar të gjithë trajtat tradicionale të dhunës ballkanike, format e shfaqjeve kontekstuale të saj në realitetin tonë social.
Madhësia, tipologjia dhe variacionet e dhunës mashkullore mbi gratë në shoqërinë tonë padyshim që janë të lidhura me gjenezën, etnogjenezën, kulturën patriarkale dhe mentalitetin e fortë maskilist të trashëguar nga historia e shoqërisë shqiptare. Këto janë disa nga shkaqet e kësaj dukurie shqetësuese, që duhen vlerësuar dhe interpretuar qartë dhe drejt. Ato duhen parë në intensitetin, format banale dhe mënyrat e rafinuara, të lidhura jo vetëm me kulturën e dhunës të trashëguar në qytetërimin tonë, por dhe arsyet e tjera, të evolucionit, dialektikës së maskilizmit në Shqipëri, që mbetet të jetë baza më e fortë e lulëzimit të dhunës mbi femrat tona.
Kam ndjekur me shumë kujdes interpretimet politike, sidomos ato mediatike dhe jo pa shqetësim kam vënë re se në shumë analiza, studime dhe vlerësime të dhunës në familje, veçanërisht mbi dhunën mashkullore që ushtrohet mbi gratë, në mënyrë monotone dhe stereotipike pasqyrohen faktet dhe aktet enumerative të dhunës, por nuk bëhet ose bëhet analizë e përciptë, përgjithësisht e paqartë e shkaqeve të saj. Këtë e kupton kushdo, sepse vazhdimisht politikanët, sidomos media e shkruar dhe elektronike, theksin për shkaqet e dhunës e vënë vetëm në aksesorë të tillë socialë të dukshëm, siç janë ekzistenca e varfërisë në familje, përdorimi i zgjeruar i alkoolit nga bashkëshorti, droga apo me arsye të situatës së gjatë të papunësisë kronike.
Padyshim, askush nuk e mohon të vërtetën që ato janë faktorë, që kanë ndikimin e tyre, janë “shkaqe bazë” që mund të bëhen “motive shtesë” për shpërthimin e dhunës së meshkujve në familjet tona. Por, besoj se problemin duhet ta shohim ca më thellë, në mënyrë që pas “drurit të shohim pyllin” dhe jo anasjelltas. Kjo do të thotë, nëse duam të kemi më shumë rezultate në luftën kundër dhunës në familje, duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë në disa “defekte” kulturore, që lidhen me traditën dhe mënyrat e vjetra të ndërtimit të partneritetit martesor, të pranimit kulturor të “rolit të varur” dhe pozitës dytësore që ka pasur tradicionalisht femra në raport me meshkujt e familjes.
Kjo tipologji e ndërtimit të marrëdhënieve sociale në familjen shqiptare, ka qenë “limfa sociale” që ka ushqyer dhe mban gjallë këtë realitet barbar. Këtu është mbështetja “ideologjike” e pajtimit dhe pranimit të këtij realiteti. Sepse ka qenë dhe është defekt kulturor evident, që në shoqërinë tonë dhuna mbi femrat në familje, nuk është konsideruar anomali sociale apo ngjarje e pazakontë dhe për pasojë akoma ka njerëz që mendojnë se ky akt është më shumë “çështje kulturore” dhe jo akt dhe anomali kriminale e tillë, që shoqërisë shqiptare t’i ngrihen “qimet përpjetë”.
Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur kohët e fundit (nuk mund të mohohet progresi i zbutjes së dhunës në familjet e klasës së mesme) të krijohet ideja se në këtë aspekt, që ka të bëjë me praninë dhe nivelin shumë të lartë, tejet shqetësues të dhunës mbi gratë në familje, ka ndikime të gjëra thelbësore kultura e vjetër maskiliste e funksionimit të vertikalizuar nga pikëpamja gjinore e “strukturës së familjes” shqiptare. Kjo është pika ku duhet drejtuar “goditja” e punës politike, edukative dhe mediatike. Familja shqiptare akoma për turp të qytetërimit tonë mbetet vatra kryesore e diskriminimit maskilist, arenë e dhunës banale, e despotizmit të rafinuar maskilist.
Nuk zbutet dhuna vetëm me ligj dhe polici, as vetëm me masa shtetërore (të cilat janë të domosdoshme dhe kanë rëndësi të posaçme) nëse nuk vlerësojmë ndikimet e thella ontologjike në këtë nivel absurd të dhunës, tipologjia e vjetër e përcaktimit maskilist të roleve gjinore në familje, ndarja e padrejtë e pushtetit familjar midis meshkujve dhe femrave, nëse nuk luftojmë për të ndikuar në ndryshimin e raportit të padrejtë të “shpërndarjes së autoritetit” në familje, e shoqëruar me përmirësimin e partneritetit në marrëdhëniet midis burrit dhe gruas, mashkullit dhe femrës. Në këtë kontekst, mendoj që ka ardhur koha e duhur që gratë tona të kenë kurajë, të kërkojnë të drejta sociale më të plota, jo vetëm në familje, por dhe jashtë saj. Por, e keqja e madhe është te funksionimi i familjes, e cila nga dhuna e shëmtuar e meshkujve, është bërë si “burg social” për gratë.
Për fat të keq të shoqërisë dhe grave tona, demokracia dhe koha moderne në shoqërinë tonë akoma nuk e ka kaluar jo vetëm kufirin e vjetër të pranimit pa shumë shqetësim social të dhunës fizike mbi gratë. Përkundrazi, ajo paradoksalisht ka sjellë të bashkëshoqëruara me tipologjinë klasike të dhunës tradicionale edhe format e “reja”, të rafinuara, “moderne” të shtimit të dhunës psikologjike, verbale, emocionale, që janë po aq në mos më shumë restriktuese për femrën dhe personalitetin e saj. Ndaj, jo vetëm në familje, por dhe jashtë saj, në jetën publike, gratë duhet të jenë më mirë të garantuara ligjërisht për të pasur të drejta sociale, ekonomike të pacenuara nga “ideologjia e maskilizmit” të rafinuar. Pa demokratizimin e familjes dhe reflektimin social të shoqërisë, dhuna nuk mund të neutralizohet, as mund të frenohet, nëse gratë realisht nuk do të ndihen të barabarta me burrat në familjen e demokratizuar dhe shoqërinë e ekuilibruar në aspektin e drejtësisë gjinore.
Në të njëjtën kohë, kjo pozitë inferiore e shkaktuar nga dhuna e meshkujve në familje, vjen edhe nga pabarazia në raport me botën e punës dhe kontributet në të ardhura në familje. Varfëria është indirekt një faktor madhor që shkakton dhunën mbi gratë. Në këtë kontekst, politika, shteti, shoqëria civile etj., duhet të bëjnë më shumë punë, për të lidhur sa më ngushtë gratë me “botën e punës”, si kusht themelor për të thyer tendencën e zgjatur të “feminizimit të varfërisë”, duke krijuar më shumë barazi, shanse dhe oportunitete në tregun e punës. Është koha që të gjithë së bashku, politika, Parlamenti, Qeveria, shoqëria civile, media, komuniteti, shkolla dhe vetë gratë, të luftojmë që të mposhtim dhunën që ushtrohet mbi gratë tona. Por, kjo nuk ndodh nëse nuk krijojmë kushte për zhvillimin e barazisë gjinore në terrene më të ngushta, aty ku realisht zhvillohet jeta e vërtetë, pikërisht në familjet tona…
(Marrë nga: Shqip)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri