LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë autobusë të stërmbushur, marrin rrugën për Perëndim: Lotët s’ndalen, mallkohet shteti! (Foto)

Dhjetë autobusë të stërmbushur, marrin rrugën për Perëndim: Lotët s’ndalen, mallkohet shteti! (Foto)

Atmosfera e dhimbshme e trishtuese mbretëroi edhe sot në mbrëmje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Para pak minutash nga ky lokacion u nisën 10 autobusë, kryesisht me të rinj.

Përveç atyre që po marrin rrugën, pranë ishin edhe familjarët e mërzitur që i përcjellin ata. Ndërsa, nuk mungonte as kureshtja e qytetarëve të shqetësuar, për të parë se çfarë po ndodhte vërtetë aty.


“Kjo na kujton vitet ’90 të shekullit të kaluar, kur shqiptarët iknin dhunshëm nga serbët. E tmerrshme”, tha një qytetar për Telegrafin.

Një çift që po ashtu nga kureshtja kishte shkuar në Stacionin e Autobusëve, thanë se “ndihen keq që po ikin këta të rinj, por se do të ndihen edhe më keq nëse i kthejnë prapa”.

“Nuk besojmë se vendet evropiane do të jenë zemërmirë me ta”, thanë ata.

Një i ri me të fejuarën e tij kishte vendosur të ikte nga Kosova. Në pyetjen e Telegrafit se cilat janë arsyet e largimit të tyre, i riu u përgjigj shkurt: “Prej të ‘mirave’ që po i shohim çdo ditë”.

Një tjetër grua nga Vushtrria përcillte vëllain e saj. Ajo thotë se këtë rrugë kanë vendosur ta marrin edhe dy djemtë që ajo ka dhe se vetëm nga lagjja e saj në Vushtrri 200 persona deri tash janë larguar nga Kosova.

Një qytetar nga Mitrovica po largohej për shkak të gjendjes së rënd ekonomike të familjes së tij.

“Papunësia vëlla! Po e marr këtë rrugë krye më vete. Nuk e kam askënd jashtë. Ishalla gjendem disi”, thotë ai.

Autobusët që morën rrugën janë të stërmbushur. Aty dëgjohen vaji i fëmijëve, por edhe i të rriturve që largohen e që përcjellin duke mallkuar shtetin dhe udhëheqjen shtetërore. /Blendi Devolli/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori