Dhimbja e kokës më së shpeshti është vetëm dhimbje koke, ndërsa urthi shenjë që keni ngrënë për së tepërmi ushqim pikant. Megjithatë është e mundshme që këto të jenë simptoma të gjendjeve serioze shëndetësore.
Kokëdhimbja e fortë
Ka shumë probabilitet që kokëdhimbja e fortë është migrenë . Megjithatë, kur ajo përcillet me simptomat tjera të migrenës siç janë shikimi i mjegulluar, është e mundshme që bëhet fjalë për formën më të keqe të dhimbjes së kokës, aneurizmës së trurit. Këto fryrje arteriale shfaqen te 5 për qind e popullatës botërore, ndërsa në shumicën e rasteve nuk dëmtojnë shëndetin. Me siguri nuk do të vëreni që vuani nga aneurizma e trurit, përveçse kur vëreni që aneurizma është këputur apo ka pëlcitur. Tek këputja e aneurizmës gjaku mbush indin i cili rrethon aneurizmën (vjen deri dhimbja e fortë) dhe zvogëlon liferimin e oksigjenit.
Pirja e duhanit dhe historia e aneurizmës në familje rrisin rrezikun. Këputja e aneurizmit mund të shkaktojë dëmtimin e trurit brenda disa minutave, prandaj duheni të kërkoni ndihmën e shpejtë të mjekut. Mjeku me siguri do të bëjë CT-në e kokës. Nëse mjeku gjen gjakderdhje të madhe, duhet të operoheni për të ndalur dhe parandaluar dëmtimin e trurit.
Pulsimi i dhëmbëve
Më siguri është dëmtuar nervi i dhëmbëve i cili kërkon shërim urgjent sepse mund të vijë deri te përhapja e baktereve, të cilat mund ta shkatërrojnë tërësisht dhëmbin dhe të përhapen në tërë trupin dhe dëmtojnë shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut.
Ndoshta stomatologu vetëm do të mbyllë dhëmbin dhe mbrojë nervin. Nëse dhembi është infektuar, stomatologu duhet të shërojë indin dhe largojë nervin, dhe më pas dhëmbin do ta mbushë me materie zëvendësuese.
Dhimbja e fortë anash
Nëse ndieni dhimbje të fortë në anën e majtë të barkut e cila është e përcjellë me të përziera dhe ethe është e mundshme që keni inflamacion të zorrës qore. Shpejt pas bllokimit të zorrës zorre vjen deri te inflamacioni serioz. Mundësi tjetër është që cistat e vezorëve të cilat janë të parrezikshme dhe shpesh krijohen vetvetiu, por nëse cista shpërthen mund të vijë deri te dhembjet e mëdha.
Nëse inflamacioni i zorrës qorre nuk shërohet, pasojat mund të jenë fatale. Vjen deri te ënjtja e indit i cili rrethon organet e brendshme. Nëse keni cista, gjithsesi vizitoni gjinekologun i cili do të shohë nëse është nevojshme të largohet për të mos bllokuar qarkullimin e gjakut në vezoren për të cilën arsye mund të jetë e nevojshme largimi i vezorëve së bashku me cisten.
Dhimbja në gjoks
Dhimbja e përkohshme në gjoks mund të jetë pasojë e urthit në stomak. Nëse e dini që keni rrezik të rritur nga krijimi i sëmundjeve të zemrës, mos e injoroni atë dhimbje sepse është e mundshme që bëhet fjalë për sulm në zemër. Gjatë vitit madje 1000 femra më të reja se 45 vjet përjetojnë sulm në zemër. Simptomat te femrat janë më ndryshe se tek meshkujt. Mund të ndieni presion, lodhje, dhimbje në fyt ose vështirësi me frymëmarrje.
Nëse dhimbjen e ndieni pas konsumimit të ushqimit shumë pikant, nuk ka arsye që të shqetësoheni. Nëse ndjeni presion pas ushtrimeve, është koha për kujdes. Sulmi në zemër më së shpeshti ndodhë gjatë ushtrimeve. Ndihma urgjente e mjekut është jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse dhimbjen në gjoks e ndieni shpesh, konsultohuni me mjekun, i cili do t’ju kontrollojë dhe caktojë trajtimin më të mirë të mundshëm.
Dhimbja në stomak dhe fryrja
Të gjithë ndonjëherë ndjejmë dhimbje në stomak, fryrje ose kemi gazra. Nëse kjo ndodhë shpesh është e mundshme që bëhet fjalë për kancerin e vezorëve. Dhimbjet në stomak, fryrja dhe gazrat më së shpeshti janë simptomat e para e kancerit të vezorëve. Nëse i ndjeni më gjatë se 2 deri 3 javë, vizitoni gjinekologun.
Kanceri i vezorëve nuk është aq i shpeshtë si kanceri i gjirit dhe mushkërive (1 në 70 femra do të preken me kancer të vezorëve). Megjithatë, nëse ju keni rrezik më të madh për shkak të predispozitave gjenetike, tregojani këtë gjë gjinekologut.
Këshilloni gjinekologun dhe shpjegojani simptomat tuaja. Ai do t’ju kontrollojë, do të bëjë ultrazë ose CT. Lajmi i mirë është që madje 90 për qind e femrave mbijeton kancerin e vezorëve nëse zbulohet në fazën e hershme.
Dhimbja në shpinë dhe therjet në këmbë
Nëse keni qenë aktive fizikisht, dhimbja e tillë është normale dhe dhimbjet kundër dhimbjeve duhen të ndihmojnë. Nëse dhimbjet janë shpesh të pranishme, ka mundësi që është shtypur nervi i shpinës. Në këtë rast është e nevojshme ndihma e ortopedit sepse mund të vijë deri te dëmtimi i përhershëm i nervave.
Incizimet rëntgen do të zbulojnë nëse ka dëmtime. Derisa ndjesia e therjes dhe dhimbjet nuk bëhen më keq, do të shkoni në terapi fizike dhe do të merrni steroide orale që do ta lehtësojnë inflamacionin. Nëse nuk shëroheni edhe pas disa muajve, ka mundësi që është i nevojshëm operacioni, transmeton Koha.net.
Dhimbjet në këmbë dhe ënjtja
Nëse nyjat në këmbë janë të ënjtura dhe dhembin, është e mundshme që keni trombozë të thellë të venave, që njihet si mpiksja e gjakut. Kur mpiksja bëhet mjaft e madhe për të bllokuar qarkullimin e gjakut, zona rreth mpiksjes do të fillojë të fryhet dhe do të dhemb. Duhanpirësit dhe femrat që marrin pilula kontraceptive kanë rrezik të rritur nga krijimi i mpiksjeve të gjakut.
Mos bëni masazh në zonën e fryrë që mpiksja të mos ndahet dhe të mos arrijë deri te mushkëritë përmes qarkullimi të gjakut dhe parandalojë qarkullimin e oksigjenit. Vizitoni mjekun i cili do të bëjë CT ose ultrazë. Nëse keni mpiksje, ndoshta duhet të merrni ilaçe për hollimin e gjakut në periudhën prej një viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe