Dhëmbët e dhëmballët e politikës serbe
BE-së duhet t’i kërkohet që në prag të bisedimeve dhe gjatë kohës sa zgjasin ato, Serbia të pushojë me shantazhet e veta kundrejt Kosovës. Nëse ajo vazhdon që dorën tonë të shtrirë për dialog ta përdorë për ta bërë të lëndueshëm procesin e njohjeve ndaj Kosovës, siç po bën hapur Boris Tadiq, kjo dorë duhet të tërhiqet.
Me nënshkrimin e Rezolutës sipas amandamentimit evropian, Beogradi praktikisht ka dorëzuar çështjen e Kosovës në duart e Brukselit. Normalisht këtu do të duhej të përfundonte aventura serbe për ta shantazhuar Kosovën dhe botën demokratike me synime të pakuptimta dhe tmerrësisht djallëzore. Këto synime, që duket se nuk kanë të ndalur, kanë të bëjnë me një luftë të papërfunduar politike për ta penguar Kosovën në ecjen e saj larg këmbëve të oktapodit serb. Evropa ka garantuar se do ta ndërmjetësojë dialogun shqiptaro-serb që ka të bëjë me disa çështje teknike që tashmë i janë të njohura opinionit, por edhe për temat politike që Serbia mundohet t’i imponojë si të pashmangshme. E përkëdhelur nga Evropa për t’u joshur në bashkëpunim, Serbia ka zënë të llastohet edhe më tutje duke e përdorur këtë ngjarje për qëllime të pista politike.
Presidenti serb Tadiq, po bën një lojë dyfytyrëshe , të cilën e ka mësuar nga Millosheviqi dhe mësuesit e tij të ngjashëm duke kënaqur kërkesat perëndimore me rezoluta e formulime formale dhe duke mbajtur një qasje jo parimore dhe të pamoralshme diplomatike kundrejt Kosovës. Ai ka filluar që momentin për dialog me Kosovën ta shfrytëzojë si gogol për ta penguar ecjen e saj drejt njohjes së mëtejme. Nga Nju Jorku ai ka thirrur shtetet e botës që mos ta njohin Kosovën përderisa këto të dyja të mos kenë dalë nga dialogu. Njëkohësisht, zoti Tadiq, për habinë e të gjithëve, ka propozuar që bisedat mes Prishtinës dhe Beogradit të zhvillohen fillimisht për çështjet teknike që tek pastaj të kalohet në temat politike, apo në çështjet rreth statusit të Kosovës siç ka dëshirë politika zyrtare serbe t’i projektoje këto bisedime. Ai ka hapur zemrën e “bujarisë” serbe për t’i zgjidhur çështjet që ndihmojnë një jetë më normale të qytetarëve të Kosovës përderisa çështja për të cilën ka interesim kryesor e që është statusi politik i Kosovës, të fillojë tek pasi këto probleme të janë zgjidhur!
Për njeriun normal dhe të padjallëzuar krejt kjo do të dukej si një zemërgjerësi e pashembullt, por për shqiptarët që dinë t’i numërojnë dhëmbët e dhëmballët e politikës serbe, kjo tingëllon si përpjekje e radhës për mashtrim dhe inskenim politik. Për çka është fjala këtu? Tadiq, dëshiron që dialogu të fillojë në nivel ekspertësh dhe që këto biseda të zgjasin mundësisht deri në infinit. Pasi eventualisht të arrihen zgjidhjet e caktuara, pra pas një viti bisedimesh, mospajtimesh e mëdyshjesh, Serbia të fillojë etapën e dytë të dialogut që ajo e konsideron si më serioz e që ka të bëjë me “statusin politik” të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, ajo pretendon ta komprometojë procesin e njohjeve të Kosovës sikundër që e bëri pak a shumë me sukses gjatë kohës sa priste mendimin e GJND-së për ligjshmërinë ndërkombëtarë të shpalljes së pavarësisë.
Në anën tjetër, serbët nuk janë të sigurt se ky është moment më i mirë politik për të hapur çështjet rreth statusit të Kosovës. Siç dihet, jozyrtarisht, Beogradi dëshiron ta kontestojë sovranitetin e Kosovës, por në një kohë që tensionet politike në mjediset e shtetit serb të banuara me shqiptarë dhe boshnjakë (myslimanë) po rriten, një aventurë e tillë mund të jetë rrënuese për të. Krijimi i një marrëveshjeje eventuale paraprake i qeverisë serbe me këto dy grupe etnike do ta vinte Serbinë në një pozitë më të favorshme me rastin e propozimit formal për ndarjen territoriale të Kosovës. Meqë një ndarje e tillë nuk ka gjasa të realizohet, as tani e as më vonë, vënia e tanishme e këtij propozimi në tavolinën e bisedimeve, do të ishte vetëvrasje e dyfishtë për Serbinë. Duke hasur në refuzimin e Kosovës dhe të aleatëve perëndimorë të pavarësisë, ajo jo që nuk do të fitonte gjë nga territori i Kosovës, por do të krijonte trazira etnike edhe brenda shtetit serb.
Ndërkohë që dihet se Serbia nuk e ka pëlqimin Evropës për ta vënë në pikëpyetje statusin e Kosovës, ajo dëshiron që duke krijuar stërzgjatje të pafund të dialogut teknik, “dialogu për statusin e Kosovës” të mbetej i ngrirë të paktën edhe një vit në mos më gjatë. Politika serbe dëshiron që dështimet e veta politike e diplomatike rreth Kosovës t’i vërë në lojë kartash, kur humbësi insiston të luhen sa më shumë lojë për të krijuar shanset që humbja përfundimtare të jetë më e vogël. Por kur loja vazhdon deri në infinit, mund të ndodh edhe mrekullia që fitues të dalë ai që ka humbur ciklet e mëparshme të lojës, përkatësisht të bisedimeve. Serbia duke hedhur këso propozimesh po kurdis prapaskena të errëta për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për angazhimet e sinqerta evropiane ndaj integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
Tani është koha që Kosova ta luajë pjesën e vet të lojës. Duke pranuar dialogun me Serbinë, (pa pasur alternativë tjetër natyrisht), duhet vënë gurët e limiteve kohore, brenda së cilave bisedimet intensive do të nxirrnin rezultate të shpejta dhe praktike. Pothuajse nuk ka asnjë problem teknik që kërkon muaj të tërë për t’u adresuar. Po të ketë vullnet politik çështjet teknike mund të zgjidhen brenda javësh. Prandaj, Kosova duhet të insistojë që së pari të shohë cilat janë kërkesat politike serbe dhe të shqyrtohet mundësia e bisedimeve për ato çështje. Ajo duhet ta prezantojë hapur dhe pa kurrfarë dileme parimin e saj kyç: Jo biseda për statusin politik të Kosovës. Është koha që t’u tregohet serbëve dhe gjithë të tjerëve se Kosova kurrë nuk do të ulet në asnjë forum dhe në asnjë tribunë ku tentohet të kontrabandohet çështja e statusit, siç po tenton të veprojë politika aktuale serbe e lëre më që ta lejojë veten të bisedojë për këtë temë si një çështje që ende pret mendime, opinione e vendime. Politika zyrtare e Prishtinës, duhet të jetë e paluhatshme dhe shumë e prerë në këtë aspekt, madje nëse ka nevojë edhe duke rrezikuar simpatinë e miqve euro-amerikanë. Asnjë temë politike, përfshirë këtu edhe statusin e pakicës serbe, nuk mund të bisedohet jashtë kornizave të sovranitetit të Kosovës.
Paralelisht bisedimeve, është koha që qeveria jonë ta fillojë një luftë të vërtetë, pra shumë intensive diplomatike në lobimin për njohjen e Kosovës nga shtetet që nuk e kanë bërë këtë, një gjë që deri më tani Kosova ka dështuar ta bëjë. Ky lobim duhet të bëhet nga njerëz autoritativë, grupe politikanësh, diplomatësh, intelektualësh dhe ekspertësh të cilët do të udhëtonin nga një shtet në tjetrin për t’i prezantuar argumentet historike, politike e juridike në bazë të të cilave Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur dhe sovran. I tërë ky proces duhet të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës. Propaganda e brendshme për aktivitete diplomatike nuk mund të përdoret si mjet për ta nxjerr nga kriza e vërtetë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo ministri duhet të fillojë një kurs të ri shumë më përmbajtjesor dhe më serioz.
Në anën tjetër, Kosova bën mirë t’i shpreh brengën ndërmjetësuesit të dialogut për shantazhet e palës tjetër. Nëse Serbia nuk e ndërron gjuhën e vet atëherë Kosova do të jetë e detyruar që t’i ndërpres angazhimet për fqinjësi të mirë me atë që këndej shtiret se do të ulet në tryezë e andej ta fut thikën pas shpine. Gjatë kohës së bisedimeve, nga BE-ja duhet kërkuar që t’i tërhiqet vërejtja Serbisë se propaganda e saj joparimore ndaj Kosovës rrezikon seriozisht procesin e bisedimeve dhe arritjen eventuale të marrëveshjeve të caktuara. Prishtina duhet ta thotë fjalën e vet zëshëm dhe të mbajë veten për fjale. Pavarësia e shpallur me bekimin e Evropës, duhet të jetësohet si një gjë e shenjtë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Evropa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?