Kush është Angela Merkel? Për shumë gjermanë ajo është udhëheqëse e kujdesshme, por edhe lidere e aftë në një botë të trazuar. Teksa po afrohen zgjedhjet federale në shtator, kancelarja 63-vjeçare po bën publike edhe disa detaje të jetës së saj private.
Angela Merkel kohët e fundit ka pranuar se e tërheqin burrat me sy të bukur dhe se si studente pinte sheri. E, tash – kur kampanja për mandatin e katërt është në javët e fundit – ka lejuar fotografët të kapin pamjet e banesës së saj në qendër të Berlinit. Ajo ka zbuluar edhe recetën për një ushqim klasik gjerman – supën nga patatet, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë i pres patatet me dorë, jo blender”, ka thënë Merkel për revistën gjermane Bunte. “Këto copa të vogla kështu janë më të qëndrueshme”.
Në vend që të shpërngulet në rezidencën e Qeverisë, qëkur është në pushtet Merkel dhe burri i saj kanë jetuar në banesën e tyre.
Nga fotot e publikuara në revistën Heute Woche, kjo është një banesë tipike gjermane me parket, me mure të bardha dhe një pasqyrë të madhe mbi një divan të gjatë gri në dhomën e ndenjes. Tryeza e ngrënies është e vogël dhe kuzhina është e thjeshtë.
“Më pëlqen të ha vonë në mbrëmje”, pranoi ajo në një bisedë me Bunte.
Merkel ka një apartament në qendër të Berlinit dhe turistët shpesh habiten kur e shohin gruan më të famshme në botë – e cila që nga zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA-ve, po quhet liderë e botës së lirë – tek del herët në mëngjes e kthehet vonë në mbrëmje në banesë.
Dashuria e saj e madhe për kulturën gjermane është e mirënjohur. Muajin e kaluar, udhëheqësit e G20-shit i dërgoi në ekzekutimin e Simfoninë së Nëntë të Betovenit në Hamburg.
“E adhuroj muzikën klasike”, thotë Merkel, e cila ka mësuar të luajë piano dhe flaut që në fëmijëri, transmeton Telegrafi.
Ajo është edhe vizitore e rregullt i Operës Shtetërore të Berlinit dhe Festivalit Wagner në Bayreuth.
Merkel përgjithësisht e mban jetën private të saj larg syrit të publikut. Me burrin Joachim Sauer, profesor i kimisë kuantike, rrallë shfaqet në publik. Atij nuk i pëlqen cirku i mediatik që ndjek gruan e tij.
Kur ata kanë ditë të lirë në fundjavë, shkojnë në vilën modeste në një fshat në veri të Berlinit. Atje Merkel pëlqen të përgatisë rollatë viçi me lakër të kuqe.
Përkundër kërkesave të fushatës, kancelarja me kujdes përcjell edhe patatet që po i rriten në kopsht.
“Duken mirë,” thotë ajo. “Por, nuk është koha për t’i nxjerrë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
![Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-780x439.jpg)
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
![Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-20-780x439.jpg)
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
![Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-7-780x439.png)
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
![Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-780x439.jpg)
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
![Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-780x439.jpg)
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin