LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja të Audi R8 të ri

Detaje të reja të Audi R8 të ri

Audi ka konfirmuar edhe më parë se premiera botërore e gjeneratës së dytë të modelit R8 do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa tani kompania ka zbuluar edhe disa detaje të reja në lidhje me motorin.

R8 i ri fillimisht do të ketë në dispozicion vetëm me motor V10, 5.2 l dhe atë në dy versione. Versioni bazë është me kapacitet prej 540 KF, ndërsa versioni më i fuqishëm R8 V10 Plus është me kapacitet prej 610 KF.

R8 V10 Plus shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për vetëm 3.2 sekonda, 0.3 sekonda më shpejt se paraardhësi i tij, ndërsa atë maksimale e arrin deri në 330 km/h.


Në ofertë do të jetë edhe marshi S-Tronic prej shtatë shpejtësive me koplung të dyfishtë.

Duhet theksuar se më vonë do të arrijë edhe versioni V8, dhe atë me sa duket 4.0 l Twin-Turbo V8.

R8 i ri do të jetë më i lehtë se gjenerata e tanishme, i cili madhësinë e shasisë dhe boshtin e rrotave do t’i ketë të njëjta sikurse deri më tani, transmeton Koha.net. Gjithashtu do të ketë instrument-tabelën digjitale dhe dritat laserike.

Modeli i ri është i gjatë 4.4 metra, i gjerë 1.9 m, i lartë 1.2 m, ndërsa versioni Plus ka një peshë prej 1.454 kilogramë. Sa u përket rrotave, ato janë standarde, me diametër prej 19-inç dhe me gomat 235/35 ZR19 dhe 295/30 ZR19; dhe me diametër prej 20-inç me goma 245/30 ZR20 dhe 305/30 ZR20.

Përveç modelit standard R8, në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantohet edhe modeli elektrik, R8 e-tron, autonomia e të cilit do të jetë më shumë se 400 km.