LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Ruben Saraiva i ekstraduar fund-vitin e 2023 nga Maroku, i akuzuar për vrasjen në Shëngjin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill 2023, ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave.

Top Channel ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje nga prokurorët e Lezhës fund-vitin e shkuar.

Ky është i vetmi moment për më shumë se 1 vit nga ekstradimi kur ai është përballur me organin e akuzës.

Ruben Saraiva ka thënë se ai kishte lindur në Portugali dhe ishte banues në Londër me profesion trajner futbolli.

Ka pranuar se kishte vetëm një dënim në Angli atë të vitit 2013 për shpërndarje droge, ndërkohë ka refuzuar të tregojë qytetin e lindjes në Portugali dhe emrin e nënës.


I vendosur përballë provave filmike dhe shkencore Ruben Saraiva është shprehur se : “Unë akuzat i kuptoj. I kam të qarta dhe nuk i pranoj”.

Ruben Saraiva pasi ka mohuar se e njihte britanikun Harry James Simpson prokurorët e kanë pyetur si ai e shpjegonte faktin se në bagazhin e automjetit me targa AA837ZM i përdorur nga Edmond Haxhia, janë gjetur gjurmë (prova biologjike pështymë që i përkisnin atij dhe Harry Simpson, për të cilin prokuroria thotë se luante rolin e vëzhguesit të viktimës.

“Unë nuk e kam një përgjigje për pyetjen” ka thënë Ruben Saraiva.

Prokurorët i kanë vendosur përpara Ruben Saraivës një foto të nxjerrë nga një kamera sigurie e datës 19.04.2023 ku është fiksuar momenti i largimit të tij nga Shqipëria.

A e njihni drejtuesin e mjetit e kanë pyetur prokurorët.

Përsëri Ruben Saraiva i ka bishtnuar përgjigjes duke thënë se :“ Unë nuk e shoh mirë këtë foton. Unë nuk e dalloj se kush është në drejtim të mjetit”.

Prokurorët kanë këmbëngulur të marrin një përgjigje nëse personi në foto ngjason me Edmond Haxhinë për të cilin prokurorët kanë arritur në përfundimin se ishte truri organizues i kësaj vrasje.

“Unë nuk e dalloj pra nuk e qartësoj dot” është përgjigjur Saraiva.

Më tej portugezi i pajtuar në Angli për të vrarë Ardian Niklulajn, ka kyçur gojën kur prokurorët i kanë treguar provën tjetër shkencore gjetjen në garazhin e shtëpisë së Edmond Haxhisë të një çamçakëzi, nga ku është përftuar ADN e tija”.

Megjithatë Ruben Saraiva deri diku, zbehtas, përpara prokurorëve ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë kur është pyetur se pamjet filmike e tregojnë duke marrë karburant me automjetin AA837ZM.

“Unë mund te kem qenë duke udhëtuar me Edmondin” është përgjigjur i akuzuari për vrasje në bashkëpunim Ruben Saraiva.

Në javët në vazhdim pritet nisja e procesit gjyqësor në gjykatën e Lezhës vetëm me Ruben Saivën në pritje të ekstradimit nga Britania e Madhe të Edmond Xhaxhisë dhe katër britanikëve të cilët ishin në rolin e vëzhguesve në këtë vrasje.

Haxhia dhe të tjerët kanë aplikuar në Gjykatën e Lartë Angleze “Royal Court of Justice” për të marrë leje për të apeluar vendimin e Gushtit 2024 ku lejohej ekstradimi i tyre për në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori