LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e avionëve me drogë në Akërni të Vlorës, vetëm policia nuk di gjë

Dëshmia e avionëve me drogë në Akërni të Vlorës, vetëm policia nuk di gjë

Zhduket avioni, që u ngarkua me drogë në Akërni të Vlorës. Pas alarmit që dha policia italiane për avionët sportivë që udhëtonin nga vendi jonë, asnjë rezultat nuk ka pasur nga pala shqiptare. Nuk dihet si arriti të lëvizë i pakontrolluar avioni në hapësirën ajrore shqiptare? Kush e ngarkoi drogën? Përse duhej sinjalizimi i italianëve, për të pikasur një avion me drogë në Shqipëri? Dyshimet bien mbi punën e policisë shqiptare, që menjëherë pas ngjarjes shoqëroi në polici tre barinjtë e fshatit, Akërni. Eshtë e çuditshme si uniformat blu nuk kishin as më të voglën ide të asaj që ndodh në Akërni, pavarësisht se banorët tregojnë avionët që lëvizin përreth zonës. Madje gazeta Panorama, botoi sot një foto të marrë në një nga fushat në Akërni ku duken qartë shenjat e gomave të një avioni sportiv.

fusha

Banorët kanë thënë se herë pas here dëgjojnë zhurmat e avionëve që ulen, por nuk kanë informacion se kush mund të jenë pritësit. Sipas tyre, zhurmat e avionëve dëgjohen herët në mëngjes pa u zbardhur mirë dita.


“Pilotët njoftohen me anë të zjarrit se ku duhet të ulin avionët. Pasi më parë është kontrolluar terreni nga trafikantët, ata e japin garancinë e uljes së avionit me anë të zjarrit. Me sa duket, pilotët ulen në fushë për t’u ngarkuar, vetëm kur shohin në ajër zjarrin e ndezur. Këto mund të jenë kode të trafikantëve me pilotët. Shpeshherë dëgjojmë zhurma avionësh gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit”, shprehen banorë të Akërnisë.

Pranojnë se kanë parë zjarre të ndezur në distancë, e më pas kanë dëgjuar zhurmat e avionëve të vegjël që ulen afër fshatit. Ka të tjerë që pohojnë se i kanë parë avionët, të bëjnë ulje në këtë zonë shkruan Panorama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori