Deri kur kështu, o milet?!
Sado që dikush deklarohet shqiptar, serb, turk, mysliman, katolik, nacionalist, fundamentalist… nuk mund të ketë asnjë individ që në këtë Kosovën tonë të bekuar nuk e kërkon një të ardhme më të mirë për nesër. Por, mjafton vetëm një çikëz me më shumë vëmendje ta kthejmë kokën përreth, dhe, çka do të vërejmë? Kudo papunësi dhe skamje; një përqindje e madhe e familjeve tona jetojnë në varfëri të skajshme; dita-ditës prindërit më nuk mund t’i shkollojnë as fëmijët e tyre; e tërë shoqëria është e kapluar nga një degradimi moral; injoranca, hajnia, mashtrimi, gënjeshtra, korrupsioni, bizneset informale… të gjitha këto na janë familjarizuar si dukuri normale, ndërsa krimi dhe kriminaliteti për shumë kë janë bërë një strehë shpresëdhënëse ekzistenciale.
Fatkeqësisht, për njerëz me këso aspirata, si një vend i sigurt po bëhet politika, zanat ky ambicioz i cili jo vetëm se të ofron fuqinë e autoritetit të mbrojtur, por, si një askush dikur brenda nate e bënë dikush, dhe, krahas shumë privilegjeve tjera, të sjellë edhe goxha përfitime materiale.
Deri kur ma kështu, o milet?!!
Zakonisht, te ne mendohet se partitë janë subjekte politike, të cilat si qëllim themelor të ekzistimit dhe funksionalitetit të tyre e kanë arritjen e marrjes së timonit të udhëheqjes me pushtetin. Në shikim të parë ashtu edhe është, por këtë definomë të thjeshtë duhet marrë vetëm si pjesë e një definicioni më të zgjeruar dhe më kuptimplotë. Sepse, të gjitha subjektet politike në një shoqëri të caktuar, përveç se janë grupe njerëzish të organizuar që tentojnë të vijnë në pushtet, ata duhet ta kenë synimin, në rend të parë, që në planin e jashtëm t’i mbrojnë interesat kombëtare dhe nacionale të atij shteti. Ndërsa, në atë të brendshmen, përmes programeve të ofruara, të bëjnë diçka shumë më mirë për mirëqenien e popullit të vetë, sesa që është bërë deri më tani nga paraardhësit e tyre.
Sa kuptohet dhe realizohet politika me këtë logjikë në Kosovë, është diçka krejtësisht tjetër. Ajo, te ne, edhe më tej vazhdon të mbetet si synim në kuptimin e ngushtë të definicionit të saj të thjeshtë: kryekëput si qëllim vetëm për arritjen e marrjes së pushtetit dhe pastaj “xhenet” për liderët dhe anëtarët tjerë të rrethit më të ngushtë partiak.
Deri kur ma kështu, o milet?!!
Kjo listë me gjithë ato të këqija të shumta se kah është katandisur Kosova sot me këtë qeverisje në pushtet, është e madhe. Shumë e gjatë. Por, edhe përpos kësaj gjendjeje shoqërore – politike alarmante në të cilën gjendemi – ne si popull heshtim. Heshtim dhe kurrsesi nuk mund të bëhemi tok së bashku në një organizim masovik për reagim. Për këtë heshtje tonë të pakuptimtë dhe mos reagim të guximshëm qytetar, deri-diku mund ta kuptoj atë pjesë të popullsisë me moshë të mesme, por kurrsesi jo rininë tonë intelektuale studentore.
Deri kur ma kështu, o milet?!!
Nga e kaluara e biografisë sime, me të cilat edhe sot e kësaj dite krenohem, pa dyshim është ai segment i jetës se i kam takuar gjeneratës së famshme studentore të vitit 1981. Asaj gjenerate e cila bëri historinë dhe ndikoi më vonë në ndryshimin kronologjik të zhvillimit të rrjedha shoqërore si vazhdimësi. Edhe ne si rini e atëhershme i kishim çapkënit tona rinore dhe me “axhamillëkun” e moshës bënim ndonjë hata. Por, si studentë të përkushtuar në misionin tonë, padyshim se e donim shkollën, studimet dhe mësimin, sepse ishim të etshëm për dije dhe përparim.
Edhe ne si rini dashuronim dhe thurnim ëndrra për ardhmërinë, po, mbi të gjitha, e kishim në zemër Kosovën dhe shqiptarinë. Ishim mu ajo gjeneratë e vitit ’81, e cila, edhe përballë plumbave, dhunës dhe terrorit të paparë fizik dhe politik që ushtrohej sistematikisht këtij populli nga pushtuesi , thyem heshtjen dekadash, dhe trasuam rrugën e lavdishme të një rezistence aktive kombëtare e cila më vonë do të na shpie deri në fitore. Fitore të pa përmbaruar, me sa duket?!
Ishim ne, mu ajo gjeneratë e lavdishme e kohës së intelektualëve dhe pedagogëve tanë gjenialë: Ukshin Hoti, Ejup Statovci, Gazmend Zajmi, Bardhyl Çaushi e shumë e shumë të tjerëve, të cilët, mbi të gjitha, përveç dijes dhe arsimit, na mësuan dhe rrënjosën thellë dashurinë për atdheun, popullin tonë dhe lirinë…
Edhe pse, unë sot, me plotë krenari e shkruaj këtë artikull për atë kohë të lavdishme të gjeneratës sime, në të cilën me pietet i kujtoj ata shokë të shumtë, të cilët, krahasuar me mua, nga ai regjim gjakatar kanë kaluar shumë e shumë më keq, ende më vjen turp prej tyre dhe brejtja e ndërgjegjes se kam bërë pak. Dhe, si mundem unë tashti, përkatës i asaj gjenerate rebeluese, ta kuptoj këtë Prishtinë të sotme universitare pasive me mbi 40 mijë studentë që heshtin? Këtë rini tonë të mrekullueshme, por politikisht të përgjumur, e cila nga “kafeteritë” të mbusha përplot, pinë “makijato” dhe indiferente sodisin një protestë në të cilën kërkohet të mbrohet Kosova, dinjiteti, pavarësia dhe sovraniteti i saj?!! Dhe, kur i vërej të gjitha këto ecuri, si mundem unë sot, student i kohës së atyre intelektualëve dhe profesorëve gjenialë dhe të pavdekshëm atdhetarë, ta kuptoj heshtjen e këtyre doktorëve dhe profesorëve tanë akademikë pakurrizorë? Mbylljen e gojës së tyre mu në këtë moment vendimtar!
Deri kur ma kështu, o milet?!!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin