LAJMI I FUNDIT:

Deri kur kështu…?!

Është për të na ardhur keq fakti se ku radhitet Kosova, si në sferën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë rajonale kur është fjala për ecurinë e proceseve dhe sfidave që na paraprijnë. Kjo nuk është as si pasojë e qeverisjes, as e opozitës, bile as edhe e shoqërisë civile. Problemi është tek qytetarët. Qytetarët janë ata që mbajnë përgjegjësi për gjithçka që po ndodh në skenën politike kosovare e askush tjetër. Heshtim atëherë kur më së shumti është nevoja të bëjmë zhurmë dhe krijojmë rrëmujë atëherë kur duhet të ruajmë gjakftohtësinë. Pikërisht këtu qëndron problemi dhe këtu duhet të kërkohet zgjidhja.

Jemi mësuar që për gjithçka që ndodh ta fajësojmë qeverinë për keqqeverisje, opozitën për mos angazhim, apo edhe shoqërinë civile për neglizhencë. Po harrojmë se ndryshimi fillon nga ne. Gjithçka është në duart tona. Ne jemi “mbretër” dhe në dorën tonë janë të gjitha.

E keqja e kësaj është se ne ende nuk e kemi arritur nivelin e kënaqshëm të sensibilizimit qytetar për vendimmarrje; ende nuk po arrijmë t’iu paraprijmë proceseve vendimtare. Kjo ndoshta si pasojë e asaj se gjithmonë kemi qenë nën thundrën e huaj, duke shfletuar kështu historinë shekullore të shqiptarëve.


Fakti qëndron në atë se kur jemi në dilemë për të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm, jemi “të paaftë” të ndërmarrim hapin vet, por kërkojmë ndihma dhe këshilla nga të tjerët. Kjo duke nisur nga gjërat më të thjeshta e deri te vendime të rëndësishme. Nuk dihet nëse bashkësia ndërkombëtare po na “ndihmon” për faktin se jemi një “vrimë e zezë” e Ballkanit – siç e thekson Francis Fukuyama në librin e tij për shtetet e dobëta, që janë burim i dukurive negative – apo po na ndihmon për faktin që të nivelizohemi sadopak me shtetet tjera në aspektin zhvillimor.

Gjithsesi, ne jemi të tillë, nuk mundemi vet, nuk mundemi nëse dikush nuk na rrinë mbi kokë, për t’iu paraprirë mbarshmërisë së proceseve.

Fokusi jonë nuk është të themi “nuk më intereson”, “nuk është punë për mua”, “tjetër kush merret me këtë” etj. Fokusi jonë është të ndalemi në secilin veprim, në secilën situatë dhe ta japim kontributin tonë, në zgjidhje të asaj situate që na servohet. Patjetër se duhet gjithashtu të qëndrojmë objektivë në raport me avancimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Nga tash të mësohemi të themi jo, aty ku duhet t’i mbrojmë vlerat tona si popull dhe si komb. Të mos lejojmë të na mëkëmbin. Të ecim përpara me fryma dhe ideologji të reja, t’i luftojmë antivlerat, të respektojmë shtresën intelektuale dhe mbi të gjitha t’i lëmë hapësirë shtyllës kryesore të shoqërisë kosovare, rinisë, që pothuajse është shtresa më e përulur dhe më e neglizhuar.

Besoj dhe shpresoj në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, në të cilën jemi, por mos të harrojmë që edhe kjo është në dorën tonë…!

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Kalo në kategori