Deri kur kështu?
Më kujtohet kur isha fëmijë, televizioni shqiptar transmetonte një emision të titulluar “Deri kur kështu”, e që përkonte me dhunën dhe etnocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ky emision më nxiti që të marr të njëjtin titull dhe t`ia përshtas realitetit dhe ngjarjeve më të fundit në këtë shtetin tonë të brishtë, Maqedonisë.
Është e qartë se detyra e analistit është të bëj analiza që përkojnë me të vërtetën, mirëpo kohëve të fundit të thuash dhe të mbrosh të vërtetën është bërë rrezik, ngase ekziston mundësia që të linçojnë nga puna, të bojkotojnë medialisht, të privojnë nga çdo e drejtë. Mirëpo, duke qenë koshient për thënien se “Intelektuali duhet të ketë qëndrim negativ ndaj dukurive në shoqëri”, mora guximin të shkruaj ca rreshta për ngjarjet e fundit në këtë shtetin tonë.
Krahas shumë problemeve të mëdha që na kanë kapluar ne si shqiptarë, kohëve të fundit monstruoziteti ndaj qenies shqiptare nuk ka të ndalur dhe vetëm sa vjen e rritet. Kurba e huliganizmit antishqiptar është rritur në skajshmëri. E krejt kjo e orkestruar dhe e projektuar nga qeveria, me të vetmin qëllim: shmangien e zgjidhjes së problemeve reale dhe inskenim i skenarëve që të tërheqë vëmendjen nga problemet reale. Ajo që nuk më habit aq shumë është qëndrimi gjakftohtë dhe shumë i qetë i kryeministrit Gruevski. Ajo që duhet të na habisë është qasja ndaj këtyre problemeve e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, dhe e qeveritarëve të saj.
Shkojmë me radhë…
E para, ndodhi botimi i Enciklopedisë antishqiptare me paratë edhe të taksapaguesve shqiptarë, e qeveritarët aktualë shqiptarë në vend se të kërkonin ndalimin dhe dënimin e autorëve të saj, ata lërë që nuk bënë një gjë të tillë, por Enciklopedia famëkeqe vazhdoi dhe vazhdon të shitet…
E dyta, ndodhi vrasja në pabesi e komandantit të njohur të kryengritjes shqiptare të vitit 2001, komandant Kushtrimit, Harun Aliut të ndjerë me shokë, e përsëri qeveritarët shqiptarë preferuan heshtjen e turpshme. U burgosën shumë luftëtarë shqiptarë me procese të montuara politike, me ç`rast 130 pjesëtarë të kryengritjes shqiptare janë në burg, ndërsa 13 shqiptarë janë të dënuar me burgim të përjetshëm…
E treta, ndodhi rrahja e qytetarëve shqiptarë në lagjen Nerez të Shkupit, e përsëri heshtje…
E katërta, u soll ligji diskriminues për (mos)përdorimin e gjuhës shqipe, e qeveritarët lëre që nuk kundërshtuan, po e përkrahën duke tentuar të justifikojnë se gjoja u zyrtarizua gjuha shqipe…
E pesta, u dogj flamuri shqiptar për të satën herë me radhë e në bllokun politik shqiptar qeveritar heshtje dhe reagime shumë të zbehta…
E gjashta, investimet e mëdha në pjesët maqedonase nuk kanë të ndalur, e në anën shqiptare varfëri, lebeti, mjerim dhe anarki, e përsëri heshtje vrastare…
E shtata, e teta, e nënta… deri në pafundësi…
U vranë dy qytetarë shqiptarë nga dora kriminale, u rrahën shqiptarët e pafajshëm dhe po rrahën edhe më tej, e përfaqësuesit shqiptar në qeveri po me të njëjtin fjalor të Ivo Kotevskit dhe të mediave maqedonase dënojnë dhunën e huliganëve nga të dyja palët. Ec e mos pëlcit. Nga të dyja palët shqiptarët rrahën, vriten, e këndej maqedonasit na dalin të viktimizuar. Mu si në kohën e kolonizimit serb të Kosovës, ku vriteshin shqiptarët, e këndej serbët paraqiteshin viktima.
Politika qeveritare shqiptare preferon heshtjen, ngase pakti i tyre me djallin që po na sfidon ne si shqiptarë çdo ditë është pakt i shenjtë dhe i pathyeshëm, i shenjtë dhe tejet “funksional”. Po, prandaj edhe thirren në kryengritjen e vitit 2001. Për këtë realitet dhe për këtë gjendje ranë dëshmorët, për këtë u dogjën dhe u shkrumbuan shumë zemra të nënave të gjora, bashkëshorteve, për këtë shkuam me dhjetëra vite pas e nuk po mund të rikuperohemi assesi, për këtë realitet të hidhur, i cili vret dhe rrah shqiptarë pa asnjë ngurrim.
Përderisa në njërën anë rrihen dhe vriten shqiptarët e pafajshëm, hapja e Muzeut të kryengritjes së vitit 2001 mund ta ketë qëllimin e mirë, por ama sikur në atë Muze të vareshin dhe të vendoseshin edhe të bëmat dhe veprimet antishqiptare dhe poltronizimi i qeveritarëve aktual shqiptar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin