Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e eurozonës. Megjithatë, atje që nga viti 2002 paguhet me euro. Kështu e fillon artikullin gazeta austriake “Der Standard”, duke i referuar krizës financiare në Greqi.
“Der Standard” si shembull ka marrë devalvimin e dinarit jugosllav të viteve të ‘80-ta të shekullit të kaluar, kur Jugosllavia vuante nga inflacioni i lartë dhe njerëzit kishin humbur besimin tek dinari. Më 1999 Kosova dhe më[vonë Mali i Zi u ndanë nga ish-Jugosllavia.
“Gjatë luftës në Kosovë u zhduk dinari nga tregu kosovar dhe u zëvendësua me markën gjermane”, tregon për gazetën austriake “Standard”, eksperti i ekonomisë, Kujtim Dobruna.
Në vitin 2001 në tregun e Kosovës ishin plot dy miliardë marka gjermane në qarkullim.
“Ishte thuajse e qartë se për shkak të markës gjermane, edhe Kosova do të fuste në qarkullim euron”.
Berlini kishte interesim që marka gjermane edhe jashtë saj të përdorej.
Krahas Kosovës dhe Malit të Zi, euro përdorët edhe në mikro-shtetet si Monako, Andorra, San Marino, në Vatikan dhe në kolonitë franceze. Pas një “Grexit” (dalja e Greqisë nga eurozona) kjo do të mund të merrej teorikisht si model për Greqinë, shkruan “Der Standard”, transmeton albinfo.
Kosova dhe Mal i Zi nuk duhet t’i përmbahen kritereve të konvergjencës dhe për këtë arsye nuk bëjnë pjesë në sistemin e euros dhe të Bankës Qendrore të Evropës. Nëse një shtet e fut në përdorim euron pa qenë pjesë e eurozonës, kjo quhet “euronizim”.
“Kjo ka sjellë stabilitet të çmimeve dhe ka minimizuar rrezikun e kursit të këmbimit të monedhës”, thotë Dobruna. “Por një e metë është: Kosova nuk posedon pothuajse asnjë instrument të politikës monetare”.
Megjithatë, për shtetet e vogla si Kosova dhe Mali i Zi është më lehtë për të pasur një kurs fiks të regjimit ndaj euros, sepse mundësitë e tyre për udhëhequr një politikë të pavarur monetare janë gjithsesi të vogla.
Ndryshe nga Mali i Zi, shkruan më tej “Der Standard”, Kosova ka një marrëveshje me Bankën Qendrore të Evropës për euronizmin e vendit. Dhe, ndonëse zyrtarisht nuk thuhet, furnizimi vjen përmes Austrisë. Sipas Bankës Gjermane, Austria ka luajtur dhe luan rolin kryesor në euronizimin e këtyre dy vendeve.
Në botën e sistemit monetar janë krijuar dy blloqe të rëndësishme monetare: dollari dhe euro. Në bllokun e euros krahas shteteve që i takojnë eurozonës, janë edhe shtetet e euronizuara që monedhën e tyre e kanë fiksuar kundrejt euros. Këtu bëjnë pjesë Danimarka, por edhe shtetet e Ballkanit si Bullgaria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Kroacia ka arritur vetëm pjesërisht ta stabilizojë monedhën e vet kundrejt euros.
Në mesin e 59 shteteve të euro-bllokut, bëjnë pjesë edhe ato shtete afrikane që deri në mesin e shekullit 20 vareshin prej atyre shteteve që i takojnë sot Unionit të Eurozonës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar