LAJMI I FUNDIT:

Depresioni si krizë globale

Sipas OBSH-së, kjo është tema e këtij viti për Ditën Botërore të Shëndetit mendor.

Vështirësitë e shëndetit mendor janë realitet dhe mjaft të përhapura edhe në vendin tonë. Qendrat e shëndetit mendor tregojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë lidhur me shëndetin mendor është gjithnjë në rritje, sidomos të adoleshentëve.

Ndryshimet e shpejta të tranzicionit kulturor e social, pasojat psikologjike të luftës, gjendja e rëndë ekonomike, varfëria dhe papunësia, konsiderohen si indikatorë për rëndimin e gjendjes psikologjike të kosovarëve.


Përkundër nevojës së madhe për kontribut në sferën e shëndetit mendor, buxheti i vogël i ndarë nga Ministria e Shëndetësisë, mungesa e statistikave për personat me çrregullime mendore në Kosovë, nuk duhet të na dekurajojë neve si shoqëri që të japim kontributin tonë, qoftë vetëm me përkrahje dhe referim të rasteve në institucionet adekuate.

“Programi i Shërbimeve Psikologjike në Shkolla” (PSHPSH) në rrugën e përkushtuar të promovimit të shëndetit mendor, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, me 10 tetor, i bëri thirrje shoqërisë kosovare që të angazhohemi sa më shumë në promovimin e shëndetit mendor. PSHPSH është i përkushtuar të edukojë, lobojë dhe të ofron programe parandaluese e trajtuese për mirëqenien mendore të adoleshentëve.

Ne jemi duke u angazhuar që kjo të përhapet në sa më shumë vende të Kosovës, dhe jo vetëm te adoleshentët. Mendojmë që secili duhet të kuptojë rëndësinë esenciale të shëndetit mendor në raport me shëndetin në përgjithësi, dhe mirëqenien tonë

Secili jemi të rrethuar me njerëz të cilët përballen me depresionin, çrregullime të ankthit, distresin emocional, stresin pastraumatik apo abuzim me substancat narkotike. Mos trajtimi i këtyre vështirësive të shëndetit mendor mund t’i dërgojë këta persona në një gjendje edhe më të rëndë. Nëse keni ndonjë shokë, familjarë apo kolegë që ka vështirësi të shëndetit mendor, ju me siguri jeni duke menduar se çka mund të bëni që t’i ndihmoni më shumë! Ofroni përkrahje, dëgjoni me kujdes, respektoni dhe bisedoni qetë për t’i inkurajuar që të drejtohen te psikologu, psikiatri, apo punëtori social klinik, pasi që këta janë profesionistë të shëndetit mendor që kanë njohuri se si të identifikojnë dhe trajtojnë vështirësitë e shëndetit mendor, madje edhe se si t’i parandalojnë ato.

Mos lejoni që të afërmit tuaj më vështirësi të shëndetit mendor të ndikohen nga stigma, mungesa e informacionit apo kostos. Ne si pjesëtarë të komunitetit nuk duhet të heshtim apo t’i injorojmë këto raste.

Shkollat, bizneset, institucionet qeveritare, shërbyesit shëndetësorë, organizatat dhe qytetarët, kanë përgjegjësinë që të promovojnë mirëqenien mendore dhe të përkrahin aktivitetet parandaluese.
Ngjarjet e ndryshme të cilat ndodhin në jetë ndikojnë në forma të ndryshme tek ne, si: shqetësimet gjumi, vështirësitë në përqendrim, irritueshmëri, atake paniku, paaftësi për t’u qetësuar, humbje të shpresës, oreksi i shtuar apo i pakësuar, energjia e paktë, dëmtimi i kujtesës, luhatjet e disponimit, problemet në çift, etj.. këto mund të jenë disa nga kriteret përcaktuese të çrregullimeve mendore, që varen nga kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre, që ndikojnë në dëmtim të fushës sociale dhe profesionale.

Përderisa vështirësitë e shëndetit mendor janë të zakonshme, ato janë edhe të shërueshme. Ka mënyra të shumta shkencore të vërtetuara, që mund të ndihmojnë secilin person që kalon nëpër kohë të vështira dhe të përmirësojë gjendjen e tyre, që të mund të bëjnë një jetë po aq produktive si më parë.

Duhet pasur parasysh se përmirësimi i vështirësive të shëndetit mendor, të shokut apo familjarit tënd, mund të marrë kohë, por përkrahja jote sociale ka rol të rëndësishëm në shërimin e tij.

Në trend

Më shumë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Kalo në kategori