LAJMI I FUNDIT:

Depozitat mbi 2.4 miliardë euro

Depozitat mbi 2.4 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se depozitat në sektorin bankar në qershor 2014 arritën vlerën 2.42 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 10 për qind, e cila paraqet normën më të lartë të rritjes në dy vitet e fundit.

“Kontribuues kryesorë në rritjen e gjithsej depozitave në TM2 2014 ishin depozitat e ekonomive familjare, të cilat shënuan rritje vjetore prej 9.1 për qind (8.3 për qind në TM2 2013), duke vazhduar kështu të jenë burimi kryesor i financimit të aktivitetit bankar. Depozitat e ndërmarrjeve u karakterizuan me rritje vjetore prej 11.9 përqindësh, dukshëm më të theksuara krahasuar me rënien vjetore prej 7.5 përqindësh të shënuar në vitin paraprak”.

“Rritje më të theksuar shënuan depozitat tjera, me një normë vjetore të rritjes prej 15.0 përqindësh (3.3 për qind në TM2 2013)”, është thënë në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/