LAJMI I FUNDIT:

Denoncohet e zhdukur 17-vjeçarja nga shtëpia e fëmijëve “11 Tetori” në Shkup

Denoncohet e zhdukur 17-vjeçarja nga shtëpia e fëmijëve “11 Tetori” në Shkup

Një vajzë 17-vjeçare është zhdukur nga shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në Shkup. Rasti në polici është paraqitur mbrëmë në orën 21:15, nga një i punësuar në Qendrën për Punë Sociale në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, është denoncuar se vajza nuk është paraqitur në shtëpinë “11 Tetori” prej 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Kujdestari i vajzës ka thënë se vajza shpesh ka lëshuar këtë institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e vajzës./Telegrafi/