LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 400 euro gjobë sepse kishte urinuar pranë një objekti historik

Dënohet me 400 euro gjobë sepse kishte urinuar pranë një objekti historik

Italia është në hall me turistët e pasjellshëm, të cilët po dëmtojnë objektet e lashta dhe po pengojnë zhvillimin normal të jetës së vendasve.

Me ligjet e reja në fuqi, përfshihet edhe ndalesa e urinimit, afër objekteve historike, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, një kanadez është dënuar me 400 euro gjobë, i cili ka urinuar afër Katedrales së Firencës.

Burri 37-vjeçar është ankuar se nuk ka pasur tualet publik, por policët i kanë dhënë atij tiketën, ku ai detyrohet të kryej pagesën e caktuar. /Telegrafi/