Demokratizimi i partive politike
Parimisht, formimi i partive politike kalon nëpër disa procese të cilat janë të pashmangshme për të gjitha partitë pa marrë parasysh profilizimin dhe qëllimin e formimit të tyre. Mirëpo, një pjesë e këtyre proceseve që duhet kaluar partitë politike janë edhe demokratizimi i tyre në aspektin politik, juridik-ligjor, social dhe kulturor.
Shoqëria kosovare ka nevojë më shumë se kurrë për të përjetuar praktikisht një demokratizim të partive politike, sepse në Republikën e Kosovës jo vetëm se janë ngulfatur partitë politike, por edhe institucionet qendrore të shtetit të Kosovës, meqë kudo po dominon elementi i amatorizmit dhe mosprofesionalizmi.
Partitë politike duhet të tregojnë vullnet në reformimin e tyre dhe në pranimin e vlerave për demokratizimin e tyre, ku së pari duhet pranuar se në një parti politike duhet të dominojnë vlerat demokratike në përgjithësi, profesionalizmi në fusha të caktuara, inkuadrimi i ekspertëve në pozitat kyçe, largimi i amatorëve politikë, transparenca e brendshme dhe e jashtme e punës së partisë politike, respektimi i kundërshtarëve politikë të brendshëm dhe të jashtëm (të brendshëm – bashkëpartiakët, ndërsa të jashtëm rivalët e partive tjera politike), raportet e mirësjellshme të anëtarit të thjeshtë të partisë dhe udhëheqësit kryesor (liderit), krijimi i një mekanizmi partiak që i siguron anëtarëve të suksesshëm të partive politike zhvillim të karrierës politike në baze të meritave dhe të mos eliminohen apo anashkalohen ato kuadro të cilat kanë përgatitje të lartë dhe të mirë profesionale etj.
Demokratizimi i partive politike duhet të vështrohet në këto aspekte: nga aspekti juridiko-politik dhe nga aspekti i funksionimit të tyre.
Aspekti juridiko-politik nënkupton atë se partitë politike duhet të kenë bazë të mirë juridike të funksionimit-punës, strategji, koncepte dhe programe bashkëkohore për të qeverisur me veten dhe shtetin. Secila parti politike ka në vete edhe aktet juridike të cilat i nxjerrin vetë dhe e bëjnë rregullimin e brendshëm të funksionimit të partive politike. Ato janë: statuti dhe rregullorja e punës.
Statuti ka rol dhe fuqi në një parti politike sikurse Kushtetuta për shtetin, por statutin nuk e respektojnë dhe nuk e zbatojnë asnjë parti me përpikëri, sepse nuk kanë mekanizma të brendshëm partiak për t’i ekzekutuar veprimet të cilat bëhen në kundërshtim me këtë statut. Statuti duhet të jetë i harmonizuar dhe në përputhshmëri me të gjitha parimet bashkëkohore juridike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me kushtetutën dhe me ligjet të cilat e rregullojnë fushën e funksionimit të partive politike, e njëri ndër këto ligje është edhe ai për financimin e subjekteve politike. P.sh. asnjë parti politike nuk mundet ta parashoh në statutin e saj që anëtarët e tyre mund ta ndihmojnë partinë me mjete materiale më shumë se 2000 euro për një vit, sepse janë në kundërshtim me ligjin për financimin e partive politike ku thuhet se mund të përkrahen partitë nga personat fizikë, në vlerë prej jo më shumë se dy mijë euro për një vit kalendarik (shih paragrafin 1 të nenit 5, të ligjit për financimin e subjekteve politike).
Një akt tjetër juridik që e bënë një subjekt politik demokratik është edhe akti nënligjor të cilin e nxjerrin subjektet politike për t’i rregulluar çështjet kryesore të funksionimit të tyre në aspektin praktik. Kjo është rregullorja e punës që ka karakter rregullues dhe ku parashihen disa karakteristika dhe specifika se si duhet udhëhequr partia në aspektin e brendshëm (së bashku edhe me dokumente tjera të cilat i harton partia, siç janë plan programi, strategjitë e ndryshme për zhvillimin e sferave të ndryshme që i hartojnë subjektet politike etj.).
Sa më bashkëkohore të jenë këto dokumente aq më demokratike janë partitë dhe janë parametra të mirë të vlerësimit se sa janë të demokratizuara partitë politike. Andaj, nuk është çudi pse tek ne jeta politike është me presion, ngufatje karriere, kërcënime dhe shantazhe, sepse ka mungesë të zbatimit të këtyre akteve dhe njëherazi disa subjekte këto dokumente i kanë edhe demode.
Aspekti i funksionimit të subjekteve politike po ashtu është një çështje mjaft me rëndësi në demokratizimin e tyre, sepse aty e shohim se si po i aplikojnë parimet e punës së tyre në instrumentet juridike, të cilat janë të parapara në sistemin ligjor në Kosovës dhe në dokumentet të cilat i kanë nxjerrë vetë.
Kemi raste të pakta dhe të vetme kur një lider apo udhëheqës i një subjekti politik largohet nga aktiviteti politik në shenjë respektimit të demokracisë së brendshme të partisë për shkak të mossuksesit (Veton Surroi me partinë ORA) dhe po ashtu kemi një rast të cilin duhet përmendur ku një ministër i punëve të Brendshme jep dorëheqje morale për shkak të protestave të Vetëvendosjes dhe vdekjes së dy anëtarëve të kësaj lëvizje nga policia rumune (rast i dorëheqjes së Fatmir Rexhepit nga posti i ministrit), edhe pse përgjegjësia e sigurisë në atë kohë ka qenë kryesisht mbi policinë e UNMIK-ut.
Këto dy veprime të këtyre dy personaliteteve politike në botën bashkëkohore perëndimore çmohen si vlera demokratike, por a mjafton kjo për një periudhë 13 vjeçare të jetës politike në Kosovë, me shumë keqpërdorimeve, ngecjeve, mos zhvillimeve dhe instalimit të shumë e shumë dukurive tjera negative në shoqërinë Kosovare?
Shoqëria Kosovare duhet të zgjohet nga gjumi politik amator dhe të përqafojë më shumë vlerat demokratike, që të kenë zgjedhje demokratike të brendshme partiake, t’ju jepet mundësia edhe gjeneratave të reja të jenë në procesin e vendimmarrjes në parti politike, të përqafohet më shumë elementi i intelektualizmit, profesionalizmit dhe efikasitetit.
Një karakteristikë e mirë dhe bashkëkohore që duhet ta kuptojë shoqëria kosovarë, gjegjësisht ata të cilët merren me aktivitete politike, është se mund të jesh i suksesshëm në poste politike udhëheqëse vetëm për një periudhë të shkurtër kohore duke kontribuar me të arriturat të cilat i ke pasur në jetën tuaj private, si: shkrimtar, biznesmen i suksesshëm, mjek, jurist (avokat), ekonomist, inxhinier, agronom, artist, sportist etj., dhe këto vlera mund t’ia dedikosh shoqërisë duke udhëhequr me ndonjë pozitë në parti politike apo poste udhëheqëse institucionale-politike me qëllimin e vetëm se në shoqërinë tonë duhet të dominojnë vlerat bashkëkohore të qeverisjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarr-komoglavve-780x439.jpg)
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re