Demokracia alla-rusçe II
Në fund të Shtatorit që kaloi, në një artikull me të njëjtin titull, shkrova mbi shkëmbimin e posteve më të larta të shtetit dhe qeverisë ruse – atë të kryeministrit dhe presidentit – midis zotërinjve Vladimir Putin dhe Dmitri Medvedev, sikur këto poste të larta të ishin molla, ti merr këtë, unë po marr atë. Ky vendim, sipas ekspertëve të çështjeve ruse, mund të ketë qenë një gabim, reagimet negative ndaj të cilit ai ndoshta nuk i ka parashikuar. Që prej pothuaj dy-tre muaj më parë, shihej se diçka nuk ishte në rregull në politikën ruse, sepse qysh atëherë i “vinte era” kësaj që po shohim sot nëpër rrugët e Moskës dhe të qyteteve të tjera anë e mbanë Rusisë, si reagim ndaj manipulimeve dhe planeve afatgjata të Zotit Putin për të qëndruar në fuqi. Në protestat, që sipas korrespondentëve të huaj në Moskë, janë më të mëdhatë në atë vend që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, me dhjetëra mijëra rusë janë duke protestuar për ato që ata i konsiderojnë si vjedhje to votave dhe manipulime të zgjedhjeve parlamentare të fundit nga ana e Vladimir Putinit dhe partia e tij Rusia e Bashkuar. Si shembull manipulimesh e vjedhjesh, mediat e ndryshme përmendin rastin e Çeçenisë, e cila qe shkatërruar nga lufta e Putinit disa vjet më pare, por ku sipas autoriteteve, në zgjedhjet e fundit morën pjesë 99 për qind e votuesve dhe 99.5 e tyre votuan për partinë e Zotit Putin, Rusia e Bashkuar.
Manipulimet u vërtetuan jo vetëm nga udhëheqësit e opozitës ruse, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Të hënën që kaloi, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftuan për shumë shkelje të rregullave të zgjedhjeve në favor të Partisë Rusia e Bashkuar që qeverisë vendin. Administrata amerikane e Presidentit Obama si edhe organizata të shumta qeveritare dhe jo-qeveritare kanë shprehur “shqetësime serioze” mbi procedurat e zgjedhjeve në Rusi, ndërsa nga pikëpamja zyrtare e Kremlinit, Presidenti rus Medvedev u shpreh për mediat se zgjedhjet ishin “të ndershme dhe demokratike”. Megjithëkëtë, Zoti Medvedev tha javën e kaluar se akuzat për manipulime që çuan në protesta anë e mbanë Rusisë duhet të hetohen, ndërsa Kryeministri Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se nxitën grupet e opozitës pas zgjedhjeve. Ndërsa ish-udhëheqësi sovjetik Mihail Gorbaçov bëri thirrje për zgjedhje të reja.
Është e kollajtë për Zotin Putin që të akuzojë Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë për nxitjen e protestave, por e vërteta është se pakënaqësitë në shoqërinë ruse, që ishin gjatë gjithë kohës në sipërfaqe, janë shtuar dukshëm që prej kohës që Zoti Vladimir Putin njoftoi se do të kthehej në detyrën e presidentit të Rusisë. Kjo për më tepër sepse në qoftë se ai merr atë detyrë rishtas Marsin që vjen, për të cilën gjë ekspertët thonë se ka shumë pak dyshim, atëherë ai do të shërbejë edhe për dy afate prej gjashtë vitesh në detyrën e presidentit, d.m.th., deri në vitin 2024. Prandaj, përveç vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve të javës së kaluar, është regjimi i tij autoritar, mundësia dhe perspektiva e zgjatjes ose përjetësimit të këtij regjimi autoritar deri më 20024, ajo që ndër të tjera, shkakton pakënaqësitë dhe protestat në Moskë dhe në qytete të tjera anë e mbanë vendit.
Nuk është e qartë se çdo të bëjë Zoti Putin dhe togeri i tij Medvedev me situatën e krijuar prej tyre. Ata mund ta përmirësojnë ose mund ta bëjnë më keq, por ama nuk mund ta injorojnë, pasi zërat për më shumë demokraci në Rusi po shtohen, ndërkohë që qëndrimi ndaj tyre, nga ana e autoriteteve ruse, duket se po bëhet gjithnjë e më pak tolerant, siç u pa gjatë javës së kaluar, kur sipas lajmeve, mbi 50-mijë policë ishin venë në gjendje gatishmërie në Moskë për tu përballuar me protestuesit. Shtypjet brenda vendit si dhe deklaratat retorike anti-perëndimore siç bëri Zoti Putin javën që kaloi duke kërcënuar se Rusia mund të drejtojë raketat kundër instalimeve anti-raketore amerikane në Evropë, të sjellin ndërmend periudhën sovjetike të luftës së ftohtë, një periudhë kjo që nuk i solli dobi as gjendjes së brendshme as marrëdhënieve ndërkombëtare.
Tani për tani, regjimi i Zotit Putin nuk duket të jetë në rrezik, por protestat ruse kundër manipulimeve të zgjedhjeve dhe vjedhjes së votave, që organizuesit thonë se do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, janë një vazhdim i protestave që ndodhën gjatë këtij viti – e të cilat shprehën pakënaqësitë me udhëheqësit autoritarë anë e mbanë botës. Megjithëse kushtetuta ruse mund t’i japë të drejtë Zotit Putin të qeverisë edhe për 12 vjet të tjera, siç duket Rusia po ndryshon, dhe shpresojmë se protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve të së Dielës që kaloi, të shënojnë fillimin dhe jo mbarimin e një ringjalljeve demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës