Delli në ditë të grave
A po ndërrohet edhe dita e grave?
Pse, a nuk do të vazhdojë të jetë ende të hënave, do të pyesni ju?
E hëna do të mbetet e hënë, si gjithnjë, dita tradicionale e grave nëpër dasmat tona, kur gratë lyhen e ngjyhen me shumicë dhe dalin në një rend grash për të ekspozuar në lagje bukurinë dhe statusin e tyre. Shqetësimi im ka të bëj me ditën ndërkombëtare të grave proletare, 8 Marsin, e cila deri tani shërbeu ndër ne si festë për të gjithë gjininë e bukur.
Po mendoja për 8 Marsin, ditën kur dikur u dhuronim lule nënave dhe mësueseve tona. Madje, për tetë mars lule u dhuronim edhe të dashurave, derisa zbuluam “Shën Valentinin”. Në ndërkohë, nëpër shumë vende të botës, sindikatat në këtë ditë organizonin protesta të fuqishme. Kjo festë punëtoresh në ambientin tonë rural kishte marrë kuptimin e festës së nënave tona që nuk ndaleshin kurrë së punuari.
Sidoqoftë, së paku te ne, pas këtij samiti, kjo ditë do luhatet sikur dhëmbë i prishur në kalendarin e festave ndërkombëtare. Përpos festës së grave proletare, tash do të kemi edhe ditën e grave kapitaliste. Grave në politike!Grave udhëheqëse! Duke qenë se “revolucioni botërorë” nuk duket asgjëkund në horizont, e po avancon kundërrevolucioni për marrjen e të drejtave tashmë të fituara të grave nën pretekstin e obligimeve që dalin nga librat e shenjtë. Atëherë, kjo ide e organizimit global gjinor, duket se mund të dalë për hajr dhe se është veprim në drejtimin e duhur civilizues.
Mesazhi global I këtij samiti shkon përtej promovimit të shtetit (gati) më të ri në botë! Mesazhi ka të bëjë me pozitën e gruas në shoqëri dhe idenë se në civilizimin perëndimor pozita e sajë është më e avancuar se kudo tjetër.
Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-ambasadorit amerikan, Christopher Dell, në këtë ditë të shënuar të grave. E pse? Në fakt, dihet vetëm kush e thirri, por nuk është krejt e qartë përse? Sidoqoftë, Delli do të ketë udhëtuar sërish tashmë duke lënë pas vetes një enigmë, gjithsesi të rëndësisë tashmë jo aq të madhe për opinionin. Edhe pse asocion se “tipi” ka ende punë të pakryera këndej, megjithatë se si më shkon ndërmend ideja se mund të ketë ardhur edhe pa u thirrur nga askush. Mbase ka dashur të provojë se a po mundemi pa të?!
Kauboji I cili në vend të pistoletave ka “vra e kthjellë” me zarfe e sms-a në politikën tone; i cili suspendoi demokracinë sa here ia donte qejfi, ishte në një ndejë ndërkombëtare ku gjinia e bukur tregoi edhe “muskujt” e vet politik – ku pretendon pjesëmarrje të plotë në demokracinë perëndimore. Dhashtë Zoti që kjo ide të mos ketë elemente të kreativitetit të tipit “Dell”. Demokracia “femërore” e tipit Dell, mbase do të quhej matriarkat. Shpresoj që këtu nuk do të ulërijnë feministet të cilat vështirë e pranojnë humorin me tema “kaq” të rëndësishme.
Padyshim, prezenca, qoftë përmes video-konferencës e Sekretares aktuale të Shtetit, zonjës Hillary Clinton, i jepte rendësi të veçantë këtij Samiti dhe linte hapësirë për të mos u ngatërruar sërish me ish-sekretaren Albright nga zyrtarët e tonë të hutuar. Në fakt, kryeministri nuk ishte aty, për aq sa u pa nga mediat, dhe kjo po ashtu paraqet një pik[pyetje më vete. Përse nuk ishte, ndërkohë që kryeparlamentari “rebel” ishte prezentë bashkë me disa burra të tjerë.
Shpresoj që kjo të mos komentohet me kordinata të burrërisë nëpër odat e vendlindjes së tyre.
Përndryshe, ngjarja si ngjarje kaloi me bujë. Këndej e tutje, te ne, nuk do të jetë vetëm 8 Marsi ditë ndërkombëtare e gruas. Në ngjarje nuk pati dajre, as vallëzime, por pati një disponim të mirë, një vetëbesim të gjinisë së bukur e cila, fatmirësisht, nuk mjaftohet vetëm me këtë cilësim. Këto të tonat, së paku disa prej tyre, dorën në zemër, ishin ndrequr si për ditë të hënë, por për shije nuk diskutohet. Duhet mirëkuptuar militantet të cilat vetëm pas një decenie në politikë e zbulojnë gjininë e vet.
Prezenca e disa grave të fuqishme të politikës kontinentale dhe botërore, qoftë të tanishme apo nga të shkuara, gjithsesi i dhanë një mbështetje idesë për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrjen ballkanike, vend ku tradicionalisht me politikë janë marrë burrat.
Nuk ka asnjë dyshim se kjo ditë ndërkombëtare e grave, që u mbajt këto ditë në Prishtinë, ishte një defilim i bukurisë dhe mençurisë. Gjithsesi, krejt kjo është qëndrim autorial dhe lexuesi mund të mos pajtohet qoftë me “akuzat” për bukuri apo mençuri. Por, sidoqoftë, shpresat presidenciale të kryeministrit duket që – në mos të jenë venitur, atëherë ato duket se janë luhatur keq. E vetëm një javë më herët gjërat dukeshin ndryshe.
Si duket do të na duhet të mësohemi me fytyrën e bukur të presidentes dhe performancën gjithnjë e në ngritje të paraqitjeve të saja publike. Nga kjo perspektivë duket se vetëm ndonjë “lojë” tepër e madhe, apo ndonjë skandal përmasash të mëdha për me e zbehë këtë sukses ndërkombëtarë të zonjës presidente, munden me e largua< atë nga pozita e saj deri në fund të mandatit.
Presidentja jonë, ndoshta si askund tjetër në botë, kur hapë tubime të rëndësisë së veçantë – si për shembull përshëndetja në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë – në radhë të parë e përshëndetë kryeministrin e pastaj të tjerët. Në mos qoftë mospregaditje e stafit presidencial, apo mungesë e traditës protokollare, atëherë vetë presidentja duhet t’i dijë arsyet.
Nejse, mesazhi i Samitit duket se është kuptuar aty ku duhet! Këtë e tregoi edhe skandali me fishkëllimat drejtuar presidentes, e cila sapo filloi fjalimin e saj në solemnitetin e vënies së gurthemelit për xhaminë në Prishtinë, u pengua nga një grup qytetarësh të cilët në emër të lëvizjes politike “Bashkohu” lëshuan mesazhin se presidentja duhet të punojë në bazë të Sheriatit. Ndërkohë, mesazhi i Samitit të porsapërfunduar ishte krejt e kundërta.
“Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë…”, në Prishtinën e kontradiktave!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi