LAJMI I FUNDIT:

Dell nxjerr në Qershor tabletin Streak 10 Pro

Dell nxjerr në Qershor tabletin Streak 10 Pro

Dell do të nxjerrë në tregun kinez, në muajin Qershor, tabletin e tij më të ri Streak 10 Pro.

Lajmin e ka njoftuar zv/presidenti i kësaj kompanie, John Thode, sipas të cilit ky Android do të shitet në Kinë për shkak të numrit të madh të pronotimeve që ai pa patur paraprakisht.

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, ju kujtojmë se bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Android Honeycomb, me një ekran 10-inch me prekje, një processor NVIDIA Tegra dual core, dy kamera, një kartë mikro SD, portë HDMI dhe USB-je.

Ende nuk ka asnje ide rreth çmimit që mund të ketë Androidi Streak 10 Pro. /Telegrafi/