LAJMI I FUNDIT:

Dell Inspiron R ‘i freskuar’

Dell Inspiron R ‘i freskuar’

Dell ka prezantuar modelet e rinovuara të laptopëve të linjës së vet më të shitur. Inspironi R të ‘të freskuar’ vijnë me gjeneratën e fundit të procesorëve të Intel, Core i3, i5 dhe i7.

Laptopët 14R, 15R dhe 17R janë në dispozicion me diagonale të ekranit prej 14, 15.6 dhe 17.3 inçësh, ndërsa vijnë edhe me ‘maska’ të ndryshme për pjesën e sipërme të kompjuterit.

Maksimalisht mund të pajiset me 8 GB RAM, është e vendosur edhe teknologjia mbështetëse për Wireless Display (WiDi), ndërsa kohëzgjatja e baterisë është deklaruar deri në 13 orë.


Modelet 14R dhe 15R shpërndahen me grafikë të integruar të Intel, ndërsa modeli 17R mund të pajiset me GeForce GT 525M të NVIDIA-s.

Çmimet e rekomanduara për tregun amerikan janë 580, 530 dhe 580 dollarë, për modelet respektive 14R, 15R dhe 17R. /Telegrafi/