LAJMI I FUNDIT:

Dell del nga tregu i smartphonëve

Dell del nga tregu i smartphonëve

Dell po tërhiqet nga tregu i celularëve. Nga kompania kanë konfirmuar se është ndërprerë prodhimi i smartphonëve të kompanisë Venue dhe Venue Pro.

Pajisjet do të mbesin ende në dispozicion në Japoni dhe Kore, por kompania nuk ka në plan të kryej zëvendësimin e modeleve ekzistues me modele të rinj. Këtë vit Dell do të lansoj edhe disa pajisje mobile, por nga kompania nuk konfirmouan nëse bëhet fjalë për smartphone, që sugjeron edhe se ndoshta do të orientohen kah tabletët.

Dell në tregun mobil hyri me disa modele të bazuar në Android, dhe me modelin Venue Pro të bazuar në Windows Phone i cili ka tastierën harduerike QWERTY. Kompania në ofertë ka edhe tabletët me Android, e investimet më të mëdha në këtë kategori priten pas paraqitjes së Windows 8. /Telegrafi/