LAJMI I FUNDIT:

Delfini kërceu në barkë dhe ja theu gruas nyjat e këmbëve (Video)

Delfini kërceu në barkë dhe ja theu gruas nyjat e këmbëve (Video)

Derisa një familje po lundronin me barkë, në brigjet e Orange Country të Shteteve të Bashkuara, një delfin ka kërcyer nga uji dhe ka ndaluar në barkë.

Megjithëse delfinët janë krijesa të buta, në këtë rast ai është trembur dhe është rrotulluar në kërkim të shpëtimit.

Si pasojë e përplasjeve të delfinit, që peshonte afro 160 kilogram, gruas që ishte në barkë i janë thyer nyjat e të dy këmbëve.

Në anën tjetër, gjaku që ka mbetur në barkë është si pasojë e thyerjes së hundës së delfinit, që përpiqej të largohet. /Telegrafi/