Delet nga Lugina e Silikonit
Kjo është një përrallë moderne për “Luginën e Silikonit”! Mundesh me e quajt edhe ëndërr! Ishte moderne jo veç për rrethanat tona! Kishte një mahnitje planetare.
Si në çdo përrallë, edhe këtu ka dele! Harrojini për një çast se si u avullua kjo ëndërr, se si menaxherët ende dergjen nëpër gjykata, dhe dhjetëra e qindra milionë që humbën dikah! Harrojini edhe strategët që u avancuan aty ku ka projekte të tjera qindramilionëshe.
Projektet fillonin si pa të keq me dhjetëra milionë, pastaj kostoja dyfishohej para kamerave. E vlen, blegërinin zëdhënësit formalë dhe joformalë. Kemi me shku edhe në shpi me email. Me ardhë në punë me email. E fëmijët kemi me i shpërnda nëpër shkolla me atachment. Kabllot optike në çdo shkollë! Në çdo shpi! S’ka më transport (ndër)urban.
Pastaj, erdhi strategjia “fillo dhe leje përgjysmë”, që doli të jetë mënyra më e mirë për me i ngatërru fondet, për me i harru ëndrrat. Apo strategjia “jep donacione, e merr kesh”! Ka shteti!
Ndërkohë, edhe pasojat sociale ishin po aq të rënda! Tokat mbeten shkret. Bashqet e shtruara në çimento, livadhet e mbushura me thera e gjarpinj, kryeqyteti i mbushur me zonjushat tunduese që ende thyejnë takat e larta nëpër sheshet me pllaka të shtrenjta mermeri. Shoqëri e shastisur pas mermeri. Mermer dhe baltë, kombinim fatal!
Por, krejt kjo storie emancipimi e kishte një fillim!
Krejt filloi një mbrëmje të qetë kur princi ynë ra me fjet dhe nuk e zuri gjumi si zakonisht! Tërë natën nuk u rehatua! Nuk është punë ndërgjegjeje! Më e keqja e kësaj ishte se nuk po e kuptonte përse i kishte ikur gjumi. Krejt rrethanat i kishte për me u kënaqë në gjumë! Opozita ishte e përçarë dhe po blegërinin si delet. E ai, atë natë më kot po i numëronte delet! Delet që po i shijonin livadhet e gjera nëpër ekranet e sheshta.
Më paskan sjellë dyshek të parehatshëm, mendoi. Ose opozita më ka vënë në mes të dyshekëve ndonjë kokërr bizele. Me më provua!
Në fakt, edhe kësaj radhe, ai vetëm po dyshonte, si zakonisht, te opozita! Nuk kishte prova për asgjë! Si për inat, pikërisht kësaj radhe opozita vërtetë e kishte vënë një kokërr bizele, diku në mes të dyshekut të tretë apo katërt, nga shtatë gjithsej! Se kryeministri e do numrin shtatë! Edhe në parti, shtatë i ka nën vete, në hierarki! Sa për aksionin subversiv me bizelen, ky ishte aksioni më i suksesshëm i opozitës që nga (ri)shpallja e Pavarësisë.
Ashtu, në kllapi, vazhdimisht i shfaqej turma e deleve, larg qoftë sikur të ishin në godinën e Parlamentit. Sonte nuk po i shqiteshin delet dhe për çudi po shihte strukturë në shpërndarjen e tyre nëpër livadh. Her i ngjanin me një tufë të organizuar e herë me një turmë të shkapërderdhur! Her në livadh, e her në Parlament. Ishalla nuk janë protesta?! Papritmas, në mes të tufës kërceu një ujk i mbështjellë me lëkurë të bardhë deleje! E njohu! “Bajram”, i tha, “vepro sipas urdhrit”! Luginat e bleruara u mbushën lotsjellës.
“Porsa të zgjohem, kam me e pyet dikë se çka do të thotë me t’u shfaqë në ëndërr ministri yt në syret të ujkut, e me lëkurë deleje krahëve! Ani, dele e bardhë”!
Por, princit shpejt i iku vegëza dhe filloi sërish të ëndërronte, të fluturonte përmbi male e fusha drejt livadheve të bleruara! Iu kujtua libri frymëzues: ”Kur kositen livadhet”! Si nuk i kanë kositë këto livadhe mendoi dhe deshi të japë urdhër, por papritmas iu kujtua se s’ka mbet kush andej me kositë as me lëvrua, se krejt i kishte sjellë në Qeveri. E mallkimi i pleqve po e ndiqte pas. Nuk lihen tokat djerrë, nuk lihen livadhet pa kositë. Lugina i hapej parasysh, përplot mjegull!
Në fakt, kur i referohemi paragrafit më lartë, duhet të sqarojmë për hir të vërtetësisë se asokohe shoqet nuk luanin pitpidak, as ishin të përfaqësuara obligativisht në Parlament, por, princi kishte ëndrra shumë të avancuara dhe emancipuese për kohën.
Duhet me bë diçka për këtë tokë, këto livadhe, për delet që nuk ka mbet kush me i qitë nëpër fusha, por të gjitha janë futë në politikë.
“Krejt po e mjelim shtetin, e nuk qëndron as shteti kështu”, po i fliste në ëndërr katragjyshi, i ulur ashtu këmbëkryq, ashtu si e përshkruanin më të vjetrit.
Papritmas, lugina ndryshoi! Nuk po i shfaqej në ëndërr si dikur. Në hyrje të saj, te një rrethrrotullim i mbaruar rishtas, mbi një tabele të kaltër nën një rresht yjesh të verdha, po shkruante “ Lugina e Silikonit”! Në anglisht!
“E paskan bërë ‘Luginë Silikoni’ këtu”, klithi, “apo jam në Amerikë”?!
I iku për një çast vegëza e ëndrrës dhe u ngrit ulur mbi dyshek, krejt i mbuluar në djersë. Nuk po i shqitej sysh ai kolorit i hirtë. Këtu nuk paska më asnjë lule. Nuk paska klorofil! Veç silikon! Silikooooon! Atdheu ynë prej silikoni!
Shpejt e shpejt u ngrit, shau nëpër dhëmbë dyshekët e parehatshëm nga reklamat dhe mori nga komodina telefonin e tij tashmë legjendar! Mbledhja e kabinetit filloi pak para syfyri…!
Kështu lindi legjenda për Luginën tonë të Silikonit. Kështu nëpërmes mjegullës së ëndrrave popullore u aprovua edhe buxheti dhe bartësit e përgjegjësive! Pasi e aprovoi “sofra e parë” e aprovoi edhe Qeveria!
Siç e dimë tashmë, nga historia jonë e lavdishme, paret u harxhuan, e Lugina mbeti luginë! Livadhet e pakositura, të mbuluara me thera. Arat e palëvruara. Nuk ka hesap, ma mirë me i mjelë delet virtuale! Kështu, pitja u hëngër! Mbeti veç princi me vllaznillak, akraba, e dosta dhe me tepsi në dorë! Edhe… delet që mblidhen e blegërijnë te sheshi. Te njëri nga sheshet!
E, kur delet protestojnë, princi e thërret Bajramin dhe e pyet: “A ke më asi lotsjellës që i ka kalua afati”?!
Kështu, rimbushet me tym e mjegull Lugina e Betontë e Kosovës. Bëje Zot, ëndërr!
Ah, kokërr e bizeles, sa e vogël por sherrin e madh e paske pasë!
Duhet me ndërrua dikë… ! Duhet me e fshehë tepsinë…! Në mal! Në fakt në silikon! “Është veç një tepsi silikoni”, po arsyetohej në ëndërr para dikujt të cilit nuk po arrinte t’ia shihte fytyrën!
“Krejt fajet i ka opozita”, klithi, “krejt”! Sidomos për kokrrën e bizeles! Opozita që laget në gjumë!
Kështu , i doli gjumi, nga zilja e telefonit që po i binte si një çekan i rëndë! Ikën delet dhe Lugina e Silikonit! U avulluan!
Ishte, Baronesha!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos