LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Italia ka potencial për ta fituar KB 2010

Del Piero: Italia ka potencial për ta fituar KB 2010

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se Italia mund ta fitojë Kampionatin Botëror 2010, por ka nënvizuar vështirësitë e përsëritjes së suksesit të vitit 2006.

“Italia fituese përsëri? Është e vështirë. (Lojtarët) do të duhej të ishin perfekt gjatë një muaji e gjysmë. Por Italia ka potencialin për ta bërë atë”.

“Thirrja në kombëtare është pasojë e asaj se si luan në kampionat. Unë fokusohem në ekipin tim. Shpresoj që Lippi të bëjë zgjedhjet e duhura dhe shpresoj se unë do të jem pjesë e kombëtares”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/