LAJMI I FUNDIT:

Defekt i vogël, VW tërheq mbi 150 mijë Tiguanë

Defekt i vogël, VW tërheq mbi 150 mijë Tiguanë

Kompania Volkswagen dhe Agjencia kombëtare për siguri në komunikacion në SHBA, kanë njoftuar se do të tërhiqen mbi 150 mijë automjete të modelit VW Tiguan, për shkak të problemeve me karburantin.

Te veturat me defekte, flluskat në karburant mund të formojnë mpiksje, si pasojë e të cilave shtohet rreziku për fatkeqësi.

Për shkak të këtij problemi do të tërhiqen saktësisht 151.389 vetura Tiguan, të cilat janë prodhuar në periudhën korrik 2007 – qershor 2014.


Volkswagen do t’i njoftojë pronarët që t’i dërgojnë automjetet e tyre në përfaqësitë lokale, ku do të riparohet softueri që rrit shtypjen në karburant, me qëllim që të eliminohet problemi me flluskat.

Prodhuesi gjerman ka njoftuar se deri më tani nuk janë regjistruar aksidente që mund të jenë pasojë e këtij defekti. /Telegrafi/