Ministria e Kulturës sot e mbajti sesionin e tretë të debatit publik për propozim-tekstin për strategjinë në kulturë 2018-2022.
Zllatko Teodosievski, kritik figurativ dhe këshilltar-kurator, i cili është koordinues i grupit të punës për përpunimin e Strategjisë, theksoi se risia në dokument është në pjesën e dallimeve kulturore.
“Vëmendje e posaçme do t’u kushtohet fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme fizike, personave me vështirësi në zhvillim apo me pasoja nga vështirësitë në zhvillim, fëmijë dhe të mitur paprindër, prindër kryefamiljar, etj”, tha Teodosievski.
Strategjitë e deritanishme zhvillimore në kulturë dështuan në krijimin e hapësirës shoqërore për pjesëmarrje të këtyre kategorive të ndjeshme, të margjinalizuara dhe të rrezikuara sociale. E drejta e tyre dhe nevoja për realizim shoqëror, socializim apo ndërkaq shprehje përmes formave kulturore-artistike është pothuajse brutalisht e stigmatizuar deri në pozitën e getoizimit”, ceket në propozim-strategjinë.
Më tutje ceket nevoja që kultura dhe arti si segmente më të rëndësishme komunikuese të ofrojnë strategji të re, politikë të re kulturore e cila duhet të ofrojë hapësirë për ndryshime rrënjësore edhe në drejtim të pranimit tjetër thelbësor të nevojave kulturore dhe krijuese edhe të këtyre kategorive të qytetarëve.
Aleksandar Ristovski, kryetar i shoqatës së autorëve të veprave muzikore “Shpato”, në debatin që pasoi lidhur me Propozim-strategjinë, reagoi për kuotat e përfaqësimit të prodhimeve të Maqedonisë, të cilat sipas tij, duhet të miratohen nga Minsitria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Sipas Petrit Saraçinit, zëdhënës i Minsitrisë së Kulturës, një pjesë e legjislaturës që është për shërbime audio dhe audiovizuale duhet të harmonizohet edhe me direktivën e BE-së për shërbime mediatike audiovizuale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze