LAJMI I FUNDIT:

Dasma me dhëndrin 103-vjeçar e nusen 91-vjeçare

Dasma me dhëndrin 103-vjeçar e nusen 91-vjeçare

Në Eastbourne, në Britaninë e Madhe janë martuar sot 103-vjeçari George Kirby, dhe 91-vjeçarja Dorin Laki. Këta janë të sapomartuarit më të vjetër në botë.

Me një total prej 194 vitesh, dy britanikët thyen rekordin e mëparshëm të Librit të Ginisit nga 191 vjet, të cilin prej vitit 2002 e mbanin francezët Dransoa Fernandez dhe Madeleine Francine.

Pas 27 vitesh së bashku, George Kirb dhe Dorin Laki u martuan në hotel në pronë të djalit të Georget, në shoqërinë e të afërmve dhe miqve të ngushtë.