Hulumtimi i ri i nutricionistëve grekë nga Universiteti i Jonit, ka konstatuar se njerëzit të cilët kanë darkuar më pak se një orë para gjumit, kanë qenë më të rrezikuar nga infarkti në zemër sesa ata të cilët kanë pritur 60 deri 70 minuta.
Studimi të cilin e ka udhëhequr Christina-Maria Kastorini, eksperte për ushqyerjen mesdhetare, ka pasur si synim të dëshmojë lidhjen në mes darkës së vonshme dhe sulmit të mundshëm të zemrës. Rreth 1.000 të anketuar (500 prej tyre kanë qenë të shëndetshëm, 250 që kanë përjetuar infarktin dhe 250 me sindromën akute koronare) kanë plotësuar pyetësorët për shprehitë në lidhje me gjumin dhe shujtat. Në krahasim me njerëzit të cilët kanë darkuar më pak se një orë para gjumit, ata të cilët kanë pritur 60 deri 70 minuta kanë pasur 66 për qind më pak shanse për të pasur sulm në zemër.
Personat të cilët kanë pritur prej 70 minuta deri në dy orë, këtë shans e kanë zvogëluar për 76 për qind, për arsye deri tani të panjohura. Çdo dhjetë minuta rreziku bie për dhjetë për qind.
Dr. Kastorini konsideron që përgjigjet mund të gjenden në një studim të mëhershëm me të cilin është zbuluar që darka e vonshme mund të jetë e lidhur me rrezikun e lartë nga refluksi. Refluksi është i lidhur me apnenë, ndërsa apnea me rrezikun nga sulmi në zemër.
David Holmes, profesor i mjekësisë në klinikën Mayo ka teori tjetër: “Kur hamë, niveli i sheqerit në gjak ndryshon, sikurse edhe niveli i kolesterolit dhe qarkullimi i gjakut. Të gjithë këto ndryshime mund të ndikojnë në rrezikun e shtuar nga sulmi në zemër në gjumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë