Simptomat e etheve të Nilit perëndimor janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes, prandaj është vështirë të dallohen, ndërsa në numrin më të vogël të rasteve virusi mund të shkaktojë meningjit.
Virusi përhapet me pickimin e mushkonjës aziatike, ndërsa nuk mund të bartet nga njeriu në njeri. Simptomat e para shfaqen prej tri deri në 14 ditë pas pickimit.
Simptomat më të shpeshta janë temperatura e rritur trupore, kokëdhimbja, lodhja, dhimbja në nyje, ndërsa ndonjëherë virusi mund të shkaktojë edhe skuqje në lëkurë, gjëndra të fryra limfatike dhe dhimbje në sy. Në një për qind të rasteve virusi shkakton infeksion të rëndë neurologjik i cili mund të shkaktojë meningjit, respektivisht meningjit dhe encefalit. Ndonjëherë inflamacioni mund të përhapet në shpinë prandaj të sëmurët ndiejnë dobësi të papritur në duar, këmbë dhe marrin frymë rëndë.
Simptomat e infeksionit të rëndë janë temperatura e lartë trupore, dhimbjet e padurueshme të kokës, shtangia e qafës, dezorientimi, dridhja, koordinimi i keq, sulmet, dhimbja dhe paraliza e papritur ose dobësia në duar dhe këmbë.
Për të shmangur pickimin mushkonjave mund ta mbroni shtëpinë tuaj me rrjeta në dritare të cilat do t’i parandalojnë të hyjnë në shtëpi. Mushkonjat janë më së shumti aktive në agim dhe muzg, prandaj më së miri është të mos dilni në atë kohë, por nëse duhet të dilni gjithsesi përdorni preparatet që ju mbrojnë nga pickimet. Sipas nevojës vishni rroba me mëngë të gjata. Ndërrojeni vazhdimisht ujin për kafshët shtëpiake, ndërsa ujin në kova të mëdha derdheni sepse tërheq mushkonjat.
Virusi i Nilit perëndimor, i cili ka marrë dhjetëra viktima nëpër botë, ndërsa bartet nga mushkonjat aziatike, ka arritur edhe në fqinjësinë tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë