LAJMI I FUNDIT:

Daja rreh nipin se mori pjesë në miting

Daja rreh nipin se mori pjesë në miting

Zgjedhjet lokale po ndikojnë edhe në familjet shqiptare, duke krijuar tensione mes të afërmve. Një tjetër rast pas asaj të Ersekës, shënohet këtë herë në Fier.

Sipas policisë, daja ka dhunuar nipin e tij 33-vjeçar vetëm sepse mori pjesë në një aktivitet elektoral.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Fierit, ku 33-vjeçari me inicialet L.T., është qëlluar me grushte nga daja i tij, 59-vjeçari Avni Cjapi.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprën penale “Dhuna në familje”. /shekulli/