LAJMI I FUNDIT:

Consigliere

Po e shikoja një fotografi në media, ku kryeministri i vendit e kishte zënë kokën me dorë dhe dukej shumë i brengosur. Thash mos e ka nga telashet e veriut. Më dolën parasysh skenat me helikopterë e policë specialë të EU-LEX-it, të cilët në stilin e filmave të Hollywood-it i kishin rrethuar dy zonja në shtëpinë e Zvonko Veselinoviçit. Kjo ndoshta do ta legjitimonte fytyrën e tij të ngrysur.

Por jo. Ai, me gjasë, pak ka kohë të merret me veriun. Në radhë të parë nuk ka kompetenca, e pastaj edhe po të kishte, nuk ka fuqi me ndërmarrë diçka. Kështu, me urti heshtë dhe e le të zotin e shtëpisë me performua. Përpos, kur ja futë kot me ndonjë aksion “historik” i cili përfundon për faqe të zezë.

Nejse, krejt kjo pastaj ndreqet e hijeshohet nga këshilltarët formalë e joformalë nga familja e madhe e mediave, për t’u shndërruar pastaj në një fitore po aq të madhe sa beteja inekzistente e Kosovës.


Epo, çdo mbret i kishte të marrët e oborrit të cilët e argëtonin dhe e bënin horë para të tjerëve. Ishin të vetmit të cilët guxonin me e lavdërua mbretin aq shumë publikisht, përtej asaj që e kapë mendja e shëndoshë. Me nderë para jush, dikur edhe një pordhë të mbretit e shpallshin furtunë dhe angazhim të tij strategjik.

Por, siç e ka zakon të marr kthesën kryeministri, kur bëhet gati të mohoj vetveten brenda të njëjtës fjali, ndoshta vërtetë nuk e kishte nga gajlet e veriut. Arsyet e brengosjes mund të kenë qenë krejt të tjera. Ndoshta nga gjendja në parti? Konkurrenca po i rritet. Kryetarët e komunave po dënohen njëri pas tjetrit. Anëtarët e Kryesisë të shumtën e rasteve e njohin personalisht ndonjë prokurorë apo gjykatës të huaj apo vendorë, nga seancat dëgjimore. Edhe mbështetja në parti duket se po i bie. Degët ku ai rrinte ulur, janë trashur tash aq shumë sa janë bërë lisa më vete. Ai ka ardhur duke u tkurrur. Akuzat më serioze tashmë nuk i vijnë nga jashtë, por nga shtëpia e vet. Plafi i modestisë është shtjerrë!

Kur jemi te akuzat, tashmë edhe Dick Marty ka humbur në zhurmën e përgjithshme. Rrallëkush po e përmend, aq sa “i shkreti” ka gjasë të jetë kompleksuar me mungesën e publicitetit.

Po meditoja kështu për arsyet e brengosjes dhe po lexoja titujt e gazetave. ”Antikorrupsioni heton pasurinë e zyrtarëve të lartë”! Kjo të jetë? Jo, more, çfarë! Antikorrupsioni deri sot s’ka arritur me e kapë asnjë peshk të madh. Ata janë peshkatarë të imtë. Ndoshta sepse luftën antikorrupsion e udhëheqë vet Qeveria?

Titulli tjetër, po ashtu mu duk i shpifur. Po të mos ishte në pyetje një analizë e UNDP-së, ndoshta e kisha marrë edhe më seriozisht. Burokracia e korruptuar e UN-të. ”UNDP: Hashim Thaçin nuk e donë”, po thoshte titulli. E kujt i plasë se nuk e duan! E duan, e duan. Kur e do Delli, duhet me e dashtë të gjithë!

Megjithatë, duket se vërtetë ka humbur ai pak besim në kryeministrin të cilin ai e kishte fituar me aq mund e aq angazhim të shtëpive të mëdha të publicitetit ndërkombëtarë. Dhe të këshilltarëve ndërkombëtarë. Kur e ke një “zëdhënës” si Dellin, është e vështirë të mos fitosh në zgjedhje. Ai del vet në vendvotime. Bëhet ylli i zgjedhjeve. Komprometon kundërshtarët e tu, duke i lëvdua, e kështu me radhë.

Do të thoni se popullaritetin e ka fitua me luftën çlirimtare?

Po të ishte kështu, mbase do të fitonte zgjedhjet e para? Apo të dytat? O atëherë, o hiq! Në fakt, ai fitoi vetëm atëherë kur e kuptoi lojën.

Shikojeni Nikoliqin. Ish-varrmihësi, siç e quajnë me “përkëdhelje” në Serbi, e kuptoi ku është fuqia: fuqia e cila ia pat dërguar ish-shefin në Hagë. Kur e kuptoi këtë, ai ktheu rrugën në rreth-rrotullimin e parë. Montgomeri, një ish ambasador amerikan në Beograd, për një pagë prej 7.5 mijë euro në muaj kishte pranuar të bëhej këshilltarë i tij strategjik. Me këshillat e tij, z. Nikoliq u bë njeriu i parë i politikës serbe. Dhe, ende pa e marrë formalisht pushtetin shkoi në Rusi! Flitet nën zë se edhe z. Delli kur ta përfundojë misionin e tij në korrik, në vapën më të madhe, do të ndalet si këshilltarë për një rrogë pak a shumë të tillë?!

Pse e ka zënë kokën me dorë kryeministri i vendit? Nuk e di. Duhet të ketë aq shumë arsye! Apo, ndoshta po mendon si me zbrit pasi kanë filluar t’i merren mendtë nga lartësia? ! Një karrierë brilante prej çunit që luante “pitpidak”, deri te burrështetasi që pret e përcjell krerët botërorë në Prishtinë, dhe së fundi te kryeministri i një vendi të vogël që pret me ditë para zyrës ovale. Si me zbrit… but? ! Pa u rrëzua!

Në rrethanat ballkanike, ku politikën e bëjnë diplomatët arrogantë dhe mafiozët lokalë, në një vend i cili s’ka identitet të qartë, asgjë nuk është e sigurt! Në Ballkan sundon ai që ka këshilltarët më të “fortë”.

Consigliere! Kështu quhen italisht këshilltarët.

A po shkon, a po vjen sërish… z. Thaçi? A do të ketë Thaçi 3? Apo… u kry bac?

Nejse, kryeministri festonte në Ferizaj, por nuk dukej shend e verë! Fitoi me 57 për qind! Me 57 për qind të diçka më shumë se 20 përqindëshit! Ferizaj, qyteti evropian ku digjen libra publikisht dhe ku ende festohet ditëlindja e Enverit!

S’ka rëndësi! Me rëndësi është të mësohemi që sundimtarët me i zbrit prej fronit butë, pa tronditje të mëdha, pa drama, pa gijotina! Me u ndihmua… me zbrit!

Në trend

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori