LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e prodhuesve industrialë në qershor më të ulëta

Çmimet e prodhuesve industrialë në qershor më të ulëta

Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industrialë të tregut vendor në korrik janë më të ulëta për një përqind në nivel mujor, ndërsa më të larta për 0.4 përqind në nivel vjetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë në korrik të vitit 2016 në krahasim me qershorin e vitit 2016, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet: Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 1.8 përqind. Prodhimet intermediare, përveç energjisë për një përqind dhe Energjia për 0.2 përqind, përderisa në grupin Prodhime të përhershme për konsum të gjerë nuk ka ndryshim.

Në korrik të vitit 2016, në krahasim me korrikun e vitit 2015, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet Prodhime kapitale për 7.5 përqind, Prodhime të përhershme për konsum të gjërë për 3.8 përqind, Energji për 1.9 përqind dhe Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 0.2 përqind. /Telegrafi/