LAJMI I FUNDIT:

Çmendet Samsung! Telefon dual-core me 2GHz?

Çmendet Samsung! Telefon dual-core me 2GHz?

Nëse ne si përdorues të telefonave të mençur mobil ende nuk jemi bërë gati për një model të telefonit me dy bërthama dhe procesor 2GHz, kjo nuk do të thotë që Samsung nuk është gati ta ofrojë një të tillë.

Madje, kjo kompani për një kohë të gjatë ka thënë se është duke planifikuar që ta lëshojë në shitje një model të telefonit të mençur, i cili do të bazohet në dy bërthama dhe 2GHz, dhe 2GHz për secilën prej bërthamave.

ARM tashmë e ka të gatshëm dizajnin e dual-core Cortex-A9, i cili me siguri se do të lidhet me modelin e ri të telefonit të mençur të cilin do ta ofrojë kompania Samsung.

Për më shumë, është thënë se Samsung do ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së çipit edhe për prodhuesit e tjerë të telefonave mobil, gjë që nënkupton se ne jo-domosdoshmërisht duhet të blejmë telefon nga Samsung për ta përdorur një procesor kaq të fuqishëm. / Telegrafi /