LAJMI I FUNDIT:

Çka janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen?

Çka janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen?

Në menopauzë, valët e nxehtësisë shfaqen te 75 për qind të grave. Disa gra, kanë valë të nxehtësisë disa muaj, ndërsa disa pesë vjet e më gjatë.

Te shumica e grave shfaqen 4 deri 5 herë në ditë, ndërsa te disa madje edhe çdo dhjetë minuta. Valët drejtpërdrejt i shkakton rënia e nivelit të estrogjenit, që mund të ndikojë në termostatin e trurit, kështu ndodh rritja e përnjëhershme, por e shkurtër e temperaturës trupore. Trupi, këtë temperaturë mundohet ta lëshojë me djersitje, që mund të shoqërohet me të rrahurat e zemrës dhe marramendje.

Sulmet e nxehtësisë zakonisht zgjasin ndërmjet një dhe tri minutave, që janë shenjat më klasike të klimakteriumit dhe arsyeja më e shpeshtë për shkak të së cilës gratë kërkojnë ndihmën mjekësore.

Këshillohet shmangia e kafeinës, koka kolës, çajeve dhe çokollatës së nxehtë. Shërimi hormonal i largon ose i zvogëlon valët e nxehtësisë, që në muajin e parë të përdorimit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori