LAJMI I FUNDIT:

Cila është më “shtrigë”, vjehrra apo nusja?

– Ndikimi i vjehrrave në prishjen e martesave –

Modeli i familjes së madhe në Kosovë ka qenë dhe është i përhapur më së shumti në Evropë, por dhe përgjithësi në Botë. Familjet kosovare kanë bërë këtë tip jetese, të zgjeruar, për arsye se kanë pasur më lehtë të jetuarit. Ato, përveç përparësive dhe të mirave materiale, që janë të pamohueshme, kanë pësuar disa rrjedha të jetës të cilat kanë ndikuar tek individët, së pari në kontekstin social, psikik, fizik, kulturor, dikur në atë ekonomik e ku ta dimë tjetër.

Në familje të tilla ka sunduar burri dhe zakonisht janë bërë diferenca dhe padrejtësi sociale sipas përkatësisë gjinore dhe moshës. Këto rrethana i kanë shkuar për shtati individëve “vendas", kurse i ka diskriminuar “të ardhurat” që kryesisht janë gratë.


Mungesa e një hapësire intimiteti mes bashkëshortëve është diçka që mungon në këto familje, burri dhe gruaja "takohen" vetëm në mbrëmje. Në të tilla familje, nëse gruaja ka ndonjë nevojë ose kërkesë, së pari është njoftuar vjehrra dhe varësisht ajo si e ka pa "seriozitetin" e çështjes, mandej e ka njoftuar apo jo burrin. Edhe vjehrrat dihet se kanë qen të ardhura por në raport me nuse e duke pasur parasysh vitet qe i kanë kaluar në atë shtëpi, ato “lëshojnë” rrënje dhe behën “vendase”.

Edhe pse në masë shumë të madhe kanë ndryshuar fenomenet edhe brenda familjes, fenomeni vjehërr-nuse, mbetet ai qe u reziston të gjitha kohërave. Është e ditur se nusja dhe vjehrra janë në rivalitet të përjetshëm, dhe nuk është fenomen me të cilin ballafaqohet vetëm shoqëria jonë por, është problem të cilin e njohin gjithë shoqëritë e botës.

Çrregullimi i raporteve ndërfamiljare është pasojë e ndryshimeve strukturore në institucionin e familjes kosovare, dhe është e natyrshme qe të riprodhojë raporte kundërthënëse midis vjehrrave dhe nuseve që vijnë në shtëpitë e tyre.

Konfliktet krijohen edhe si pasojë e stereotipeve te vjetra mbi martesën qe në shumë raste dinë të bëhen edhe shkak kryesor i divorceve midis dy të rinjve. Ne fakt, vjehrra ardhjen e nuses së re në shtëpi e sheh si pasiguri dhe nusen e projekton jo si anëtare të rregullt dhe të barabartë por si anëtare që ka pretendime monopoliste në familjen e saj. Pra , në mendjen e saj zakonisht paraqiten pengesa të cilat me kalimin e kohës mund të shndërrohen në pasione për ta margjinalizuar nusen e re. Tek nëna funksionon dhe agresiviteti mëmësor kur shikon se fëmija i saj orientohet, ose i jepet dikujt tjetër.

Natyrisht, kësaj situate konfliktuoze dhe tensionuese patjetër i kontribuon edhe nusja e re qe hyn në shtëpinë e vjehrrës, me shumë sjellje: siç janë psh: indiferenca, sjellja agresive, pastaj tendencat për ta kontrolluar të birin e sajë dhe të bëhet "First Lady" e shtëpisë.
Ne fakt, divorcet e sodit mund t’i adresohen edhe raporteve të keqësuara midis këtyre dy subkulturave sociale. Ndryshimi i sistemit të vlerave ka bërë që edhe raportet midis gjeneratave të ndryshojnë.

Bota perëndimore ka gjasa qe më “lehtë” ta përballoj këtë problem, për shkak të kushteve të mira ekonomike, sociale e kulturore. Prindërit në një moshë të caktuar i mundësojnë fëmijës të zgjedh vetë nëse do të jetojë me ta apo do të dalë në jetën e tij. Në këto raste fëmija (djali në rastin tonë) duke qenë i lirë bëhet i aftë të marrë përsipër përgjegjësi që nuk do ti merrte po të jetonte me prindërit, duke fituar pavarësinë ne shumë aspekte jetësore.

Këto janë ndoshta çështje tjera , për të cilat do të mundemi ti përmendim në tema tjera, mirëpo, ajo që ndërlidhet këtu është se në këto raste, nëna përkatësisht vjehrra, i përballon më lehtë martesës së djalit pasi që nuk e ka pasur nën kontroll jetën e tij.

Te shoqëria jonë ndodh e kundërta (për shumë arsye ekonomike e kulturore), jeta e individëve mbrenda të së njëjtës familje, është e lidhur shumë për njëri tjetrin.

Në luftën e përjetshme vjehërr-nuse, nuk i hidhet faji vetëm njërës apo tjetrës. Nga secila palë ka raste që i kontribuojnë paqes e po ashtu dinë të ndezin luftë. Edhe nuset jo rrallë, dinë ta prishin lumturinë e familjes, din të luajnë role të ndryshme për ti arritur qëllimet e tyre, shpeshherë edhe banale.

Sidoqoftë, kjo është një "luftë globale" , e që mos të pësojmë tronditje të mëdha, shoqërisë sonë i duhet të kontribuojë në aspektin ekonomik e kulturor. Ndërkohë, lufta do të vazhdon, sepse e para nuk do të humbasë territorin që ka patur, e dyta nuk do të humbasë territorin që ka fituar.

(Autorja është gazetare e diplomuar. Studion edhe për Sociologji në UP)

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori