LAJMI I FUNDIT:

Çifti që jeton prej 45 vitesh në fshatin pa asnjë banor (Video)

Çifti që jeton prej 45 vitesh në fshatin pa asnjë banor (Video)

Gjatë luftës civile në Spanjë, mijëra njerëz u larguan nga fshatrat për në qytet, në kërkim të punës. Por, një çift i dashuruar refuzoi që të braktisë fshatin e tyre të vogël, ku kanë plot 45 vite që jetojnë vetëm.

Juan Martin dhe Sinforosa Colomer, të moshës 82 dhe 79 vjeç, tani punojnë tokën dhe kujdesen për dhjetëra mace e qenë, në një fshat që dikur ishte shtëpia e 200 banorëve.

82-vjeçari shprehet se, ai donte që të largohej nga aty, por bashkëshortja nuk ka pranuar pasi aty ka edhe varrin e vajzës së tyre të vetme, e cila ka vdekur në moshën 12-vjeçare.

“Po të kishte qenë për mua do të largoheshim nga këtu, por ajo nuk ka dëshirë. Nuk mund ta lë vetëm atë”, shprehet burri.