LAJMI I FUNDIT:

Chervolet Niva, në vitin 2016

Chervolet Niva, në vitin 2016

Chevrolet do të prezantojë gjatë kësaj jave në Moskë konceptin e ri të automobilit, të quajtur “Niva”.

Koncepti ka marrë emrin nga automjeti rus “Lada Niva”, ndërsa bëhet e ditur se këtë automobil do ta ndërtojnë së bashku kompania amerikane General Motors dhe ai rus AvtoVAZ.

Koncepti “Niva” është pak më i gjatë se “Chervolet Tracks”, ndërsa ka një motor 1,8-litërsh të Peugeot.


Fuqia maksimale është 134 kuajfuqi e shpërndarë në të katër rrotat përmes një transmetimi të një ndërruesi prej pesë shpejtësive.

Ky model i automobilit do të dal në shitje në tregun rus në vitin 2016, ndërsa aktualisht nuk është planifikuar që të shitet edhe në tregjet tjera botërore. /Telegrafi/