LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rikthehet në krye

Chelsea rikthehet në krye

Didier Drogba ka shënuar dy gola për të ndihmuar Chelsean të shënojë fitore 4-1 në Stamford Bridge përballë West Ham United dhe për të rimarrë kreun e Ligës Premier.

Blutë kaluan në epërsi pas 16 minutash lojë me anë të mbrojtësit brazilian Alex, por mysafirët arritën të barazojnë që në pjesë të parë me anë të Scott Parker, i cili shënoi pas gjysmë ore lojë.

Pjesa e dytë u takoi në përgjithësi vendasve të cilët shënuan edhe tre gola tjerë. Didier Drogba së pari për të rikthyer avantazhin për blutë (56’), para se Florent Malouda ta shtojë epërsinë e vendasve (77’).

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Drogba shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të 21 në Ligën Premier, për të vulosur fitoren e bluve.


Chelsea kryeson me 64 pikë, një më shumë se Manchester United që nesër udhëton në fushë të Fulhamit. /Telegrafi/