Vetëm një celular dhe mund të udhëtosh kudo që dëshiron. Kjo është ajo që ofron “Uber“ për përdoruesit e saj, duke premtuar të eliminojë sikletin e thirrjes së një taksie, shpjegimin e destinacionit ku do të shkosh dhe pagesën e ku ndonjëherë shoferi nuk ka as të të kthejë kusur. Fitimi më i madh, sipas disave, është fakti që mund të shohësh menjëherë se sa do të kushtojë rruga, ndërsa vlerësimet e marra nga drejtuesi i mjetit të tregojnë se çfarë eksperience të presësh. Pavarësisht famës së keqe të kohëve të fundit prej zhvillimeve si bllokimi në Londër apo skandaleve të kompanisë, përsëri janë të shumtë ata që duan të shohin një shërbim të tillë të shtrihet edhe në Shqipëri e Kosovë.
Ndonëse për mundësinë e ardhjes së kompanisë nuk diskutohet më prej dy vitesh, kur përflitej se “Uber“ do të vinte njëherazi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, një deklaratë e kompanisë nuk e përjashton këtë opsion.
“Ambiciet janë të jetë kudo, në çdo qytet progresiv që mendon përpara dhe që ka nevojë për transport të sigurt, të besueshëm dhe eficient. Ne jemi gjithmonë duke eksploruar opsionet tona, përfshirë ato në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni”, shprehej zëdhënësi i kompanisë.
Nëse në fillesat e aplikacionit, tregu i transportit në vend ishte mbrapa në zhvillim teknologjik apo vuante nga një moshë e lartë e flotës së automjeteve, sot liberalizimi i shërbimit taksi me futjen e kompanive të mëdha ka mundësuar arritjen e ofertës në këtë nivel. Përfitimet kryesore të futjes në “Uber“ do të ishin padyshim çmimi për përdoruesit dhe fleksibiliteti i orëve të punës për ata që kërkojnë një punë të dytë apo duan të angazhohen tërësisht.
“Uber“ ofron katër lloje kryesore shërbimesh: ekonomik, ku udhëton me makina të zakonshme; Premium, ku mund të zgjedhësh makinën e zezë, makinën luksoze ose një fuoristradë; i aksesueshëm, i cili ofron lehtësira për njerëzit me aftësi të kufizuara; dhe “carpool”, ku ndan rrugën dhe kostot me udhëtarë të tjerë që ndjekin të njëjtin itinerar.
Ndërkohë, për shoferët “Uber“ ofron mundësinë të zgjedhin ata vetë kohën kur janë të disponueshëm, pra nuk ka orare fikse apo ditë të përcaktuara. Ata mund të zgjedhin vetë rrugët që do të marrin përsipër, do të marrin të dhëna statistikore për pagesat dhe xhiron, ndërsa çdo javë fitimet do të hidhen në llogarinë e tyre bankare.
Megjithatë, kur vjen puna tek “Uber“, pavarësisht shtetit ku ky aplikacion funksionon, janë gjithmonë dy palë që ndajnë mendime të kundërta nëse ky shërbim ka më shumë të mira apo të këqija. Nga njëra anë janë klientët të cilët krahas një mënyre transporti më të lirë apo më luksoz, më të qetë apo më argëtues, gjejnë tek programi një mënyrë të thjeshtë për të lëvizur. Ndërsa, nga ana tjetër janë shoqatat e taksive që paralajmërojnë protesta dhe kaos, nëse nuk ndalohet shërbimi i konsideruar nga ata i jashtëligjshëm. Nuk është çudi që edhe mes shqiptarëve kampet të pozicionohen në këtë mënyrë.
Të pyetur nga “SCAN“, shumë të rinj u shprehën se do të preferonin të udhëtonin me “Uber“ sesa me një taksi tradicionale, pavarësisht se koncepti i aplikacionit nuk ishte i qartë për të gjithë. Por, nëse pyesim kompanitë e taksive, futja e një aplikacioni si “Uber“ është i panevojshëm pasi “shërbimi i ofruar nga vetë ato arrin të plotësojë më së miri kërkesat e tregut, si në madhësinë e flotës, ashtu edhe në tarifa”.
Krahas kundërshtimit të mundshëm të konkurrencës, funksionimi i “Uberit“do të mund të hasë edhe në pengesa ligjore. Bullgaria e quajti shërbimin si “praktikë tregtare e padrejtë” dhe nëse aplikacioni do të rikthehet në tregun bullgar, do të duhet të përmbushë kërkesat minimale të ligjit dhe të regjistrohet si shërbim taksi. Ndërsa, në Hungari, pasi operoi për dy vite e gjysmë, qeveria vendosi se shoferët e “Uberit“ kishin shkelur rregullat që firmat e taksive duhet t’i përmbahen. Masat shkuan deri atje saqë autoriteti i komunikimeve ka të drejtë të bllokojë aksesin në internet për “shërbimet ilegale të shpërndarjes”.
Por, duhet thënë se ndalimi i shërbimit nuk qe një veprim që kaloi pa protesta në asnjë prej vendeve. Në Bullgari madje mbështetësit mblodhën 21 mijë firma në një peticion për kthimin e tij. 77 për qind e qytetarëve nuk bien dakord me ndalimin e “Uberit“ dhe shprehen se duhet të jenë të lirë të zgjedhin mënyrën se si udhëtojnë. Kompania është ende në përpjekje për të propozuar ndryshime në ligj, që do i lejonin rikthimin në këtë vend.
Nuk dihet nëse apo kur “Uber“ do të shtrihet në Shqipëri e Kosovë, por nga praktika është e thjeshtë të hamendësojmë se do të funksionojë për disa vjet, derisa të merren ose jo masat ligjore për ta bllokuar. E, meqë mbështetja e qytetarëve është e garantuar, ndikimin final do ta ketë rezistenca e taksistëve, apo pranimi nga ana e tyre. /Angelo Haruni/SCAN Magazine/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po vijnë subvencionet për veturat elektrike në BE?
“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet
Del në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara
Aston Martin shfaq veturën më të vogël në një version roadster
A e dini se si të vozisni në një rrethrrotullim: Duhet të ndiqni këto rregulla
Shfaqen pjesë të hiper-makinës greke që do t’i ketë 3,000 kuaj fuqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!