Deri tani nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston asnjë shkollë për t’u bërë intelektual. Nuk është e thënë që intelektuali të jetë i shkolluar apo i arsimuar, pra nuk është e thënë që ai/ajo të ketë as tituj akademik. Se, titulli akademik dhe shkencor nuk të bën intelektual dëshmojnë edhe rastet e pleqnarëve të vendit tonë. Xhemail Abria ishte person që nuk kishte as gradë akademike e as shkencore, nuk kishte as miliona e as vila në Dubai, ama kishte mençurinë, kishte trimërinë dhe kishte dinjitetin. Këto veti sot ju mungojnë shumë njerëzve që kanë grada shkencore dhe akademike, që kanë miliona, që kanë edhe pushtet.
Ajo se çfarë i duhet një intelektuali nuk është asgjë tjetër pos guximi dhe mençuria. Dikush mund të jetë shumë i mençur, por nëse i mungon guximi që të shprehet, që të thotë atë çfarë mendon, që të bëjë atë që mendon, që t’ua transmeton të tjerëve, atëherë ai nuk është i mençur dhe rrjedhimisht as intelektual.
Derisa nuk e dëshmojmë me punë dhe vepra dijen tonë, askush s’mund ta dijë se çfarë mendojmë, askush s’mund ta dijë se çfarë kemi në kokë dhe fatkeqësisht kësaj i ndihmon shoqëria dhe sistemi aktual në vendin tonë.
Jetojmë në një shoqëri e një shtet e cila të inkurajon që të mos flasësh, që të mbash gojën mbyllur, duke të bërë kështu pasiv.
Po të flasësh dhe të shprehesh mendimet duke thënë të vërtetën dhe nëse kjo gjë nuk përkon në favor të pushtetit, atëherë do të ndëshkohesh duke t’i mbyllur dyert e duke të etiketuar. Po të shprehesh dhe të shkruash atë çfarë mendon, shumëkush ta zënë për të madhe, të pyet po pse shkruan, po pse shprehesh, po pse flet.
Njerëzit që shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre, por edhe popujt e civilizuar kanë përparuar duke thënë të vërtetën, sepse nëse e vërteta nuk thuhet shtetet nuk përparojnë. Duke mbajtur gojën mbyllur nuk fiton asgjë, pos vetëm që humbë.
Për të vërtetën njerëzit janë vrarë, janë dënuar dhe janë pushkatuar, por e vërteta jo. Ajo ekziston dhe është bërë pishtar ndriçues për rrugët tona.
Intelektualet nuk ia lejojnë vetës që të heshtin, nuk ia lejojnë vetes që të mos e thonë të vërtetën, sepse ata ngrihen duke kritikuar shoqërinë dhe dukuritë negative të saj, duke ofruar modele dhe alternativa të qëndrueshme për mirëqenien e qytetarëve.
Intelektualet çdo herë janë aktivë, ata nuk marrin direktiva nga askush, por angazhohen dhe punojnë vazhdimisht për të mirën e përgjithshme, për qytetin dhe shtetin ku jetojnë. Ata nuk ndalen, gjithmonë janë në lëvizje, gjithmonë janë në kërkim të se vërtetës.
Jemi një vend e një shoqëri që vazhdimisht prodhon intelektualë të heshtur dhe pasivë, edhe pse ata kanë tituj akademik dhe shkencor, por duke qenë jo aktiv e as të guximshëm nuk janë as intelektual.
Një numër i madh i akademikeve të Kosovës të cilët janë pjesë Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës çdo vit shpenzojnë me miliona euro, por çfarë pune bëjnë askush nuk e di! Ata mund të jenë akademikë, mund të kenë tituj e çmime të shumta, mund të thithin gjithë buxhetin e Kosovës, por kurrë s’mund të jenë intelektual.
Kosova, ky vend më shumë universitete publike e private, më shumë qendra për studime politike dhe juridike, më shumë institute dhe akademi, ka shumë pak intelektual, prandaj jemi në këtë gjendje që jemi.
Jemi të prirë që në jetën individuale, por edhe si shoqëri sa herë që punët tona nuk na shkojnë ashtu si duam ne fajësojmë të tjerët, akuzojmë dhe i shajmë, sepse asnjëherë nuk ndihemi fajtor edhe pse shumë gabojmë e shumë me pak përparojmë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?